Këto fruta të mrekullueshme të cilat rriten në gjithë planetin na bëjnë mirë jo vetëm për shëndetin në përgjithësi, por gjithashtu edhe për pamjen tonë. Ato përveç se kënaqin shijet tuaja, janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Antioksidantët kanë rol thelbësor në trup, që nga ulja e kolesterolit deri tek shkëlqimi dhe freskia që i dhurojnë fytyrës dhe kjo është arsyeja pse çdo gjë që përmban këto elemente që luftojnë radikalet e lira siç janë kumbullat duhet të jenë të mirëpritura në dietën tuaj të përditshme.
Më poshtë keni shumë arsye pse konsumimi i kumbullave ju bën më të shëndetshëm e më të bukur.
Kumbullat mund të parandalojnë kancerin
Kumbullat janë burime fenomenale të antioksidantëve. Kjo është arsyeja pse konsumimi i rregullt i tyre të çojë në reduktimin e shanseve të rrezikut nga kanceri. Ekspertët thonë se një nga antioksidantët që lufton kancerin dhe gjendet tek kumbulla është beta-karoteni, i cili ka veti të mrekullueshme anti-kancerogjene.
Parandalojnë koagulimin e gjakut
Vitamina K e gjendur tek kumbullat ndihmon kundra mpiksjes së panevojshme të gjakut. Mpiksja e gjakut në arterie mund të shkaktojë probleme vërtet serioze si ataku kardiak, infarkti dhe embolia pulmonare.
Ngrënia e kumbullave ndihmon në forcimin e kockave
Një tjetër funksion i vitaminës K është se siguron që kalciumi në trup të qëndrojë në kocka dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja pse konsumi i kumbullave të cilat përmbajnë me shumicë vitaminë K, ndihmon kockat të jenë të forta dhe të ruajnë densitetin e tyre.
Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak
Edhe pse janë të ëmbla, ato janë shumë të dobishme për njerëzit me diabet të tipit 2. Disa komponentë të caktuar tek kumbullat rregullojnë çlirimin e insulinës pas vakteve, duke ndihmuar në ruajtjen e sheqerit në gjak. Kumbullat janë ëmbëlsirat perfekte nëse doni të mbani sheqerin në gjak në nivele normale.
Rregullojnë presionin e gjakut
Në rast të problemeve me presionin e gjakut, shtoni kumbullat në dietën tuaj. Antioksidantët dhe fibrat e gjendura në to ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut duke i mbajtur ato të shëndetshme dhe duke mbajtur nën kontroll kolesterolin e keq.
Ndihmojnë në rregullimin e lëvizjes së zorrëve
Gjithkush e di se ngrënia e kumbullave është një prej medikamenteve më të mira natyrale kundra kapsllëkut, sidomos kumbullat e thata. Nëse jeni të prirur ndaj kapsllëkut, integrojini kumbullat rregullisht në dietën tuaj.
Ndihmojnë lëkurën të duket e re
Disa medikamente efektive kundra shenjave të plakjes janë ato që vijnë nga natyra dhe konsumohen nga goja, përfshirë këtu edhe kumbullat. Antioksidantët tek kumbullat janë shumë të mira për neutralizimin e radikaleve të lira para se të kenë mundësinë të dëmtojnë qelizat e lëkurës dhe të shkaktojnë tharje të saj e rrudha.
Ngrënia e kumbullave ndihmon shëndetin e flokëve
Një nga përfitimet shëndetësore të kumbullave është përmirësimi i qarkullimit të gjakut. Kjo është arsyeja pse përfshirja e kumbullave në dietën tuaj është e mirë për flokët tuaj—furnizon me oksigjen dhe nutrient ushqyes folikulat e flokëve. Antioksidantët në kumbulla gjithashtu ndihmojnë folikulat të mos dëmtohen.
Ndihmojnë në largimin e kileve të tepërta
Kumbullat promovojnë humbjen e peshës në disa mënyra. Së pari, sasitë e larta të fibrave të gjendura në to dhe përmbajtja e ujit ndihmojnë që stomaku juaj të ndihet i ngopur dhe kjo mund t’ju shpëtojë nga mbi-ngrënia. Së dyti, kumbullat përmbajnë sasi të papërfillshme të yndyrës dhe absolutisht jo kolesterol!
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.