Kjo erz nuk i jep vetëm shije ushqimit. Ajo parandalon ftohjen, infeksionet urinare, madje ndihmon edhe në parandalimin e kancerit. Kush e dinte që hudhra mund të kishte kaq shumë përfitime?
Parandalon infeksionet urinare
Lëngu i boronicës së kuqe nuk është e vetmja mënyrë natyrale për të luftuar infeksionet e traktit urinar. Një dietë e pasur në hudhra mund të ndihmojë gjithashtu, falë vetive antimikrobiale të thelbit të hudhrës.
Kundër kancerit
Herë tjetër kur të gatuani, i copëtoni hudhrat dhe i hidhni menjëherë në gatim. Shkencëtarët e Institutit Amerikan për Hulumtimin e Kancerit kanë zbuluar se duke i lënë hudhrat të copëtuara ose shtypura për 10 minuta para se të hidhen në enën për zierje, ato humbasin më shumë se 1/3 e substancave të sulfurit (që njihen për luftimin e kancerit) sesa nëse do t’i gatuani menjëherë.
Kundër infeksioneve mykotike në këmbë
Vuani nga këmba e atletit? Përdorni hudhër. Hidhni disa thelbi hudhre në një enë me ujë dhe lëreni të ziejë. Pasi të ftohet, hidheni në një enë më të madhe dhe zhytni këmbët. Nuk do të keni probleme me aromën, sepse e zier hudhra nuk mban më erë.
Lufton ftohjen
Në momentin e parë që të shfaqni shenja ftohjeje, përdorni hudhër. Futni në mikrovalë të nxehtë 2 thelbi hudhre të paqëruar (për vetëm 25 sekonda); lërini të ftohen, më pas hiqni lëkurën dhe i konsumoni. Sufluri tek hudhra forcon sistemin imunitar dhe ndihmon për të luftuar infeksionet.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.