Kungujt e njomë bëjnë pjesë në varietetin Cucurbita pepo, tw cilwt kanë një sërë vlerash kuruese në organizmin e njeriut. Këta lloj kungujsh kanë pak kalori e për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.
Gjithashtu, kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve, pasi kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A, C si edhe zinkut.
Por sipas studimeve, falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njomë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë, pasi përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e aminoacideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë.
Ndodh në shumë raste që kyçet dhe gjymtyrët e njeriut të preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm. Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.
Ndërkaq, ai mund të përdoret si një kurues shumë i mirë i astmës dhe luan një rol të rëndësishëm në forcimin e dhëmbëve dhe kockave. Vitamina C gjithashtu ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore. Sakaq, kompleksi i vitaminave B, prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup.
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.