Lifestyle

February 18, 2020 | 11:07

Kuptimi i vërtetë i rrudhave të fytyrës

Astrologu Dadhichi Toth, ka arritur që përmes rrudhave në fytyrë të japë shpjegime mbi personalitetin dhe fatin e njerëzve që i kanë ato.

Sipas tij, rrudhat ndahen në 7 lloje dhe për secilën ka nga një shpjegim.

Solar line- rrudha diellore-Personalitet, energji dhe jetëgjatësi

Nëse rrudha diellore është e dukshme dhe bie në sy, Dadhichi thotë se kjo do të thotë që jeni një person me gjallëri dhe me ambicie të fortë, por nëse nuk është shumë mbizotëruese ose nuk bie shumë në sy, ju jeni i destinuar për sukses.

Mars line- rrudha e Marsit- Energji dhe fuqi

Nëse është e pranishme, kjo rrudhë drejton shumë energji, kurajo dhe ambicie. Si rezultat, ju mund të jeni të prirur të keni marrëdhënie të zjarrta.

Jupiter Line- rrudha e Jupiterit-Urtësi, fat dhe pasuri

Kjo vijë përfaqëson një nivel të lartë të integritetit, mençurisë dhe aspektit shpirtëror. Nëse është e dallueshme, ju do të keni mjaft para në jetën tuaj. Personat që e kanë këtë vijë, janë njerëz me shumë fat.

Venus line-rrudha e Venusit- Të shoqërueshëm, të dashur  dhe romantikë

‘Venusi përfaqëson bukurinë dhe dashurinë. Kjo rrudhë sjell fat të madh në jetë dhe lumturi. Nëse rrudhat e tjera kapërcejnë Venusin, do të thotë se mund të rezultojë në pasuri dhe ndoshta famë.

Mercury line- rrudha e Mërkurit- Komunikim, inteligjencë dhe imagjinatë

Rrudha e Mërkurit tregon aftësi të mëdha inteligjence, komunikimi dhe shoqërie nëse formohen mirë. Mërkuri është planeti i komunikimit dhe ideve, kështu që aftësitë tuaja komunikuese dhe sociale janë të dukshme. Nëse rrudha është e vazhdueshme, është shenjë fati, por nëse linja është e ndarë në tre pjesë, kjo mund të nënkuptojë se nuk keni vetëm aftësi komunikuese elokuente, por një sens të shkëlqyeshëm humori.

Eye line- rrudha tek sytë- Gëzim dhe vendimmarrje

Rrudhat e lehta tek sytë shpesh të quajtura “këmbët e gjelit”, tregojnë një jetë të gëzueshme, por nëse këto rrudha bëhen shumë të thella, kjo mund të jetë një shenjë e tensionit dhe vendimmarrjes së vështirë.

Life Line-rrudhat e jetës-Energji, jetëgjatësi dhe fuqi

Rrudhat e jetës, të njohura zakonisht, tregojnë për shëndetin tuaj, forcën e jetës dhe jetëgjatësinë. Rrudhat e të gjata dhe të formuara në mënyrë të barabartë, tregojnë se do të keni jetë të gjatë dhe fat. Kur zgjatimi i tyre dhe mbërrin te mjekra, tregojnë fat të mirë. Nëse janë të gjata dhe lakohen lart, ju do të udhëhiqni dhe jetën aktive në pleqëri.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top