Marrëdhënie

November 6, 2016 | 17:21

Fëmija ka kontakt me pornografinë? Mënyra se si do t’ua shpjegoni

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Një problem shumë delikat që po haset këto vitet e fundit, është kontakti i fëmijëve 8-12 vjeç me pornografinë apo stacionet televizive “për të rritur”. Prindërit shpesh gjenden përballë kësaj dukurie të re, të hutuar e të çarmatosur. Fjalët e para që u dalin nga goja, janë “turp” dhe “e dëmshme”. Është e vërtetë që të tilla janë, por nuk mund t’i thuash fëmijës atë që duhet të jetë konkluzion i tij.

Mënyra se si do t’ia shpjegojë i rrituri këtë dukuri, do ta bëjë fëmijën të mos ketë kuriozitet dhe ta shmangë vetë. Është e natyrshme që në këtë moshë, kur fëmija ka hyrë në pubertet dhe në trupin e tij po ndodhin ndryshimet e mëdha, fëmija të fokusohet te gjinia dhe seksualiteti.

Por i rrituri prandaj është pranë tij, që ta ndihmojë të mos ngecet në eksitimin banal që më shumë është një bastardim se sa fenomen në natyrë. Kombinimi i pjekjes seksuale me mjetet që njeriu ka shpikur, për të përftuar më shumë kënaqësi seksuale, nuk mund të japin asgjë të mirë në këtë fazë të jetës. Ky neglizhim i të rriturit, pasi vërtetë është neglizhim, pengon pikërisht atë princip të natyrës dhe njerëzores që, vetja është zbulim dhe nuk mund të realizohet me eksperiencat e gatshme të të tjerëve, sidomos të të rriturve perversë.

 

Kujdes prindër!

Do t’ju sugjeroja që t’i thuhej thjesht, marrëdhënia seksuale nuk fillon nga organi, por është një formë komunikimi që mundëson krijimin e jetës. Janë njerëzit që hyjnë në marrëdhënie dhe jo organet e tyre. Ato që ke parë në film nuk janë të vërteta, pasi filmi ndërtohet pjesë pas pjese, siç e ka menduar regjisori. Dashuria është një gjë shumë e çmuar dhe duhet zbuluar sa më bukur. Ti je duke u rritur dhe natyrisht që ndjen brenda vetes efektet e kësaj rritjeje, si kurioziteti për veten, prekjen e zonës gjenitale dhe nuk ke nevojë të shikosh ca njerëz të tjerë, që shtiren sikur bëjnë dashuri. Mos e bëj këtë gjë se të prish gjithë magjinë e vetes dhe të dashurisë. Ajo është një gjë që zbulohet hap pas hapi dhe jo duke parë të tjerët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top