Në fokus

December 18, 2018 | 9:35

Kur dështimet e jetës të shtyjnë të bëhesh një njeri i suksesshëm

Ai u refuzua nga e dashura e tij sepse ishte shumë i varfër dhe kjo e la zemërthyer. Ai i premtoi vetes se një ditë do të bëhej i pasur. Vinte nga një familje e varfër rurale. Çdo ditë zgjohej në 4 të mëngjesit, që të milte lopët para se të nisej për shkollë. I duhej të kalëronte 50 milje me kalë çdo ditë për të shkuar në shkollë. Ai përfitoi nga xhirot e gjata me kalë për të recituar fjalime dhe praktikuar artin e të folurit në publik.

Ai u bë aq i mirë në të folurin publik saqë i fitonte konkurset pa u përpjekur fare. Studentët e tjerë ishin të gatshëm ta paguanin atë për t’i mësuar. Në vend të kësaj, ai e braktisi këtë mundësi dhe filloi të merrej me shitje duke tregtuar mallra, proshutë dhe sapun. Ai kishte kursyer mjaft para sa ta linte punën dhe të ndiqte ëndrrën e tij.

“Në rast se do që ta mposhtësh frikën, mos rri ulur në shtëpi duke u menduar. Dil jashtë, përvish mëngët, merru me diçka.”

Ai u shpërngul drejt Nju Jork-ut për t’u bërë aktor. Përfundimisht ia doli që të përformonte në rolin e tij të parë. Ai e urreu përvojën dhe vendosi që jeta në teatër nuk ishte për të. Në moshën 24 vjeçare, ai ishte i papunë dhe me xhepat bosh, dhe po jetonte tek YMCA-s. Ai filloi të reflektonte mbi jetën e tij dhe në mendje i erdhi një prej kujtimeve më të mira ishte koha e tij e të folurit publik.

“Mosveprimi ngjiz dyshim dhe frikë. Të vepruarit ngjiz besim dhe kurajo.”

Ai e bindi YMCA-në që ta linin të jepte mësim por ata i kërkuan 80% të përfitimeve të tij. I vendosur, ai pranoi. Ai filloi të mësonte të folurin publik por i mbaroi materiali i mësim-dhënies që në orën e parë. Në panik, për të menaxhuar situatën, ai mori një nga studentët për të bërë një fjalim të improvizuar aty për aty.

Ai u frymëzua nga mënyra sesi njerëzit kur mendonin ashtu siç u vinte atyre mund të kultivonin vetë-besimin. Kjo u bë baza e metodave të tij. Ai i kaloi dy dekadat e tjera pasuese duke i sofistikuar ato më tej, ai bëri kërkime e studime të mënyrave se si liderët më të mëdhenj e arrinin suksesin e tyre.

Ai botoi një libër me titull ”Arti për të fituar miq dhe pushtet” .

U shit në 30 milionë kopje dhe u pozicionua në vendin e 19-të në listën e Revistës Time të 100 librave më ndikues të të gjitha kohërave. Libri është konsideruar një nga librat më me ndikim në historinë amerikane. Ai më pas do të krijonte qendrën e kurseve trajnuese Dale Carnegie që ka pritur mbi 8 milionë studentë nga 90 vende të botës.

”VARFËRIA ËSHTË NJË BEKIM, VETËM NË RAST SE DUAM TË DALIM ME ÇDO KUSHT PREJ SAJ”

 

Burimi / shkollaesuksesit.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top