Qumështi konsiderohet mjaft i rëndësishëm për organizmin dhe duhet të jetë pjesë e rëndësishme e dietës së çdo personi. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë ta konsumoni qumështin e nxehtë çdo ditë, pasi përmban vitamina të ndryshme, acid nicotinik, kalcium, fosfor, kalium, sodium etj.
Sidoqoftë, sa i përket konsumimit të qumështit ekzistojnë shumë argumente ku thuhet se nëse qumështi konsumohet në mëngjes, na bën më aktivë gjatë tërë ditës. Ndërsa nëse konsumohet në mbrëmje, qetëson mendjen dhe përmirëson cilësinë e gjumit.
Konsumimi i qumështit në mëngjes
Nuk rekomandohet që qumështi të konsumohet në mëngjes, pasi tretet me vështirësi.
Konsumimi i qumështit pas dreke
Konsumimi i qumështit pas dreke sjell forcë te personat në moshë, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e disa sëmundjeve mjekësore si gurët në veshka.
Konsumimi i qumështit pasdite
Konsumimi i qumështit në këtë kohë është shumë i mirë për shëndetin e syve.
Konsumimi i qumështit në mbrëmje
Siç duket, koha më e mirë për ta konsumuar qumështin është në mbrëmje, për shkak se ju çlodh dhe është shumë i mirë për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.