Këshilla & Arsye

October 28, 2017 | 8:42

Kur duhet të shkoni te psikologu?

Psikologu është një aleat i çmuar në sfidat e përditshme: në jetën e përditshme përjetojmë momente trishtimi, pakënaqësie, parehatie – është normale. Por në pjesën më të madhe të rasteve ia dalim të përballemi me momentet e vështira. Mund të ndodhë që të përjetojmë ndjenja ku mund të ndodhemi në situata ku kryesojnë mendime automatike, negative, që ndërhyjnë në harmoninë tonë dhe na pengojnë drejt aspiratave për t’u realizuar në jetë. Figura e psikologut mund të jetë e nevojshme për të kaluar pengesat pa u ndeshur me probleme të mëtejshme. Kur bëhet fjalë për veten dhe jetën tonë, ideja për t’iu drejtuar një profesionisti perceptohet pothuajse gjithmonë si një dështim personal.

psiholog

Kur është e nevojshme të shkojmë te psikologu?

• Nëse gjendja jo e mirë shpirtërore krijon vështirësi në përqendrim dhe ndërhyn në mbarëvajtjen në punë e profesion.

• Nëse nuk ia dilni dot të zgjidhni një problem apo të shihni asnjë rrugëdalje nga këshillat e familjarëve apo miqve.

• Nëse, si rrjedhojë e konsultave mjekësore apo specialistë të tjerë, vazhdoni të vuani nga “ai” shqetësim.

• Nëse keni mendime apo reagime që nuk mund t’i kontrolloni dot, madje as t’u jepni një shpjegim.

• Nëse evitoni situata që më parë ishin të kënaqshme për ju dhe që papritmas ju japin bezdi.

• Nëse tensionet tuaja kanë ndikim në shëndet, vuani për shembull nga pagjumësia, aritmia apo probleme me ushqyerjen.

• Nëse ndiheni gjithmonë të trishtuar apo të shqetësuar. Disa persona i kërkojnë ndihmë psikologut për të kaluar një periudhë zie, të pranojnë diagnozën e një sëmundjeje kronike apo për të pasur më shumë kurajë për t’i dhënë fund një situate të caktuar. Psikologu nuk është një magjistar, as një shenjt që lexon mendjen: nuk propozon kura mrekullibërëse dhe as nuk ka përgjigje “të mira” për të gjithë.

Por psikologu është në gjendje të vërë në punë burime që çdo person i ka brenda vetes. Është një profesionist që, ashtu si një rrobaqepës i zoti, ia del t’ia përshtasë rrobën atij që duhet ta veshë, duke e prerë, qepur dhe duke e bërë kështu një veshje sa më harmonike të jetë e mundur për trupin e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top