Në fokus

November 7, 2016 | 14:30

Kur është periudha më e përshtatshme për një grua të bëhet nënë?

Periudha më e përshtatshme që një grua të bëhet nënë është midis moshës 20-35 vjeçe.

Në ditët e sotme po ulen dukshëm shtatzënitë rreth të njëzetave, ndërkohë që po rriten shtatzënitë rreth të tridhjetave. Ajo që mund të thuhet me siguri është se shtatzënia nuk mund të ndodhë në çdo moshë. Me rritjen e moshës, rriten edhe rreziqet. Edhe nëse gruaja vazhdon të jetë pjellore, ka rreziqe të tjera si sindroma Daun pas moshës 35 vjeçe. Nënat mbi 35 vjeç rrezikojnë më shumë mbipeshën, tensionin e lartë të gjakut, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare, humbjen e elasticitetit të muskujve, duke përjashtuar këtu nënat që ruajnë një formë të mirë fizike.

Megjithatë vihet re se në shumë raste nënat mbi 35 vjeçe e presin më në paqe fëmijën, gjë që reflektohet edhe më tej. Kjo ka të bëjë me moshën e tyre, ritmi i jetës është i ndryshëm, kanë shlyer detyrimet akademike, mund të jenë më të stabilizuara financiarisht dhe profesionalisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top