Mjeku këshillon disa masa të thjeshta, të cilat vlejnë për të gjitha tipet e kollës.
-Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta.
-Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme.
-Lirojeni nga veshjet e tepruara.
-Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera), ose me aparat.
-Për fëmijët mbi një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjeç). Më të rriturve, një karamele me mente.
-Largojeni nga mjediset ngacmuese (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj.)
-Nëse pas kollës vjell ushqimin, jepini më shpesh dhe në sasi të vogël.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.