Marrëdhënie

February 11, 2020 | 8:15

Kur fëmija më i rritur manifeston shenja xhelozie për pasardhësin

Për prindërit, ardhja në jetë e një fëmije është zakonisht një lajm i gëzueshëm, po për fëmijën më të rritur? Ai në një periudhë shumë të shkurtër kohe privohet nga roli “një dhe i vetëm” dhe bëhet vetëm vëllai apo motra më e madhe. Sa më shpejt të ndodhin ndryshime të tjera, sasia e vëmendjes reduktohet ndjeshëm për fëmijën dhe statusi i ekskluzivitetit shkon për fëmijën e porsalindur.

Por kjo nuk është e gjitha. Edhe fëmijës së dytë i duhet bërë vend dhe hapësirë, për krevat, lodra… Fëmija  i madh fillon të ndjehet i parëndësishëm dhe xhelozia lind në lidhje me një konkurrent.

3

Xhelozia e tij ndaj foshnjës më të vogël, mund manifestohet në mënyra të ndryshme. Ndaj prindërit duhet ta  parapërgatisin fëmijën më të rritur, duke i thënë:

  1. “Ju së shpejti do të bëheni me vëlla ose motër. Ju do të doni njëri-tjetrin, dhe ti do të kesh një partner për lojë. “
  2. “Fëmija do të flejë në shtratin tuaj të vjetër. Ndërsa për ty kemi një shtrat të ri. “

Foshnja tashmë është shtuar midis tyre. Çfarë duhet bërë që ai të mos ndjejë xhelozi?

  • Fëmija i madh duhet përfshirë në përkujdesjen e fëmijës së vogël me detyra të lehta, pasi kështu ndihen të rëndësishëm.
  • Është e domosdoshme që nëna të shpenzojë kohë vetëm me fëmijën e madh. T’i lexojë një libër, të bëjë një shëtitje të shkurtër. Kështu i madhi nuk ndihet i lënë pas dore.
  • Duhen marrë masa që disa sende të jenë vetëm të fëmijës së rritur.

Edhe nëse fëmija më i rritur nuk manifeston shenja xhelozie për pasardhësin më të ri të familjes, gjithçka duhet pasur në konsideratë. Mbretëria e dashurisë dhe e të mirave materiale duhet të përpjestohet në mënyrë të drejtë për dy.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top