Këshilla & Arsye

July 19, 2016 | 12:53

Kur kemi mungesë vitaminash, mjafton të lexojmë shenjat e trupit

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

SHENJA E PARË

Sinjali i parë që leshon trupi: të çara në skajet e gojës

Ky sinjal tregon që ka mangësi të: hekurit, zinkut dhe vitaminës B si niacina (B3), riboflavin (B2) dhe B12. Kjo zakonisht ju ndodh vegjetarianëve.

Konsumoni: Hani më shumë mish shpendësh, salmon, peshk ton, veze, midhje, domate të thara në diell, susam, kikirik dhe bishtaja.

SHENJA E DYTË

Sinjali i dytë i trupit: njolla të kuqe si luspa nëpër fytyrë (apo edhe pjesë tjera të trupit) dhe humbje flokësh

Ky sinjal tregon që ka mangësi te: biotinës (B7) e njohur si vitam¬ina për flokë. Kur trupi juaj përthith vitaminat që vijnë nga yndyrat (A, D, E, K), dhe nuk përthith vitaminën B, që është e tretshme në ujë.

Konsumoni:: Kërkoni më shumë vezë të pjekura (pjekja e cliron avidinën), salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, fara të sojës, ara, mjedra dhe banane.

SHENJA E TRETË

Sinjali i tretë i trupit: xhunga të bardha apo të kuqe, që duken si akne, veçanërisht në faqe, duar, kofshë dhe vithe.

Ky sinjal tregon që ka mangësi te: acideve esenciale yndyrore dhe vitaminës A dhe D.

Konsumoni: shmangni yndyrat e dëmshme dhe zëvendësoni me ato që janë më të shëndetshme. Fokusohuni tek shtimi i sardeleve dhe salmonit, arave, fara të lirit, kërpit dhe farave chia. Për vitaminën A, kërkoni për perime jeshile, si dhe perime me ngjyrë si: karota dhe specat.

SHENJA E KATËRT

Sinjali i katërt i trupit: ndjesi shpimi gjilpërash, pickimi dhe mpirje në duar, këmbë apo vende të tjera.

Ky sinjal tregon që ka mangësi të: vitamines B si folate (B9), B6 dhe B12. Ky është një problem që shkaktohet nga nervat periferike dhe vendi ku ato përfundojnë.

Konsumoni: konsunoni spinaq, shpargull, rrepa, fasule, vezë oktapodi, midhje, molusqe dhe mish shpendësh.

SHENJA E PESTË

Sinjali i pestë i trupit: Dhimbje të forta muskujsh, shpim në gishtat e këmbëve, harqe të këmbëve dhe në pjesën e pasme të këmbës.

Ky sinjal tregon që ka mangesi të: magnezit, kalciumit dhe kaliumit.

Konsumoni:: Hani sa më shumë banane, bajame, lajthi, kungull, qershi, molla grejpfrut, brokoli, perime jeshile si kale, spinaq apo radhiqe.

Thonjtë

Kur anash gishtave krijohen luspa mungesë zinku.

Kur ka shenja të bardha në thonj mungesë zinku.

Thonj të butë e lehtësisht të thyeshëm mungesë magnezi.

Thonj që varen mungesë zinku.

Humbje flokësh mungesë biotine.

Në lëkurë:

Dermatitet: mungesë vitamine B2, B3, B6, C, E, A, zink dhe biotinë

Ekzemat: mungesë vitamine B2 dhe vitamine E

Psoriaza: mungesë vitamine A, D, E, C dhe zink

Aknet vulgaries: mungesë vitamine A, B5, B6, E dhe zink

Akne rosacea : mungesë të vitaminës C dhe B2

Sytë

Rrathë të zinj sysh – intolerancë ushqimore

Kur nuk shikon natën – mungesë e vitamine A

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top