Pushimet janë arratisje nga stresi dhe problemet e përditshmërisë, një oaz mirëqenieje ku çdokush i përkushtohet vetes dhe të dashurve. Si shpjegohet në psikologji nevoja dhe dëshira për pushime? Kemi hetuar dhe kemi zbuluar arsyet psikologjike…
A mund të pushojmë?
A jeni gjithmonë të sigurt dhe të lumtur për zgjedhjen që keni bërë për të shkuar me pushime apo në disa raste ankthi ju pengon të pushoni dhe pothuajse preferoni rutinën e përditshmërisë në punë? Sipas psikologëve, fjala pushime (vakancë) vjen nga latinishtja “vacuum” dhe tregon një hapësirë boshe në të cilën mund të imagjinojmë shpërqendrimin e mendjes drejt qëllimit për të pushuar, për t’u larguar nga përditshmëria dhe për të rigjetur një pjesë të vetvetes. Bëhet fjalë për një hapësirë boshe për të cilën kemi nevojë që të krijojmë një alternativë tjetër përveç rutinës. Pikërisht për këtë arsye, pushimet nga njëra anë mund të favorizojnë relaksin, por nga ana tjetër mund të shtojnë ankthin, pikërisht sepse mendja nuk është e shpërqendruar nga zakonet e përditshmërisë.
A mund të argëtohemi?
Epo, sigurisht që po, pasi kur jemi me pushime ndihemi mirë. Janë të rralla pushimet që shndërrohen në një makth të vërtetë. Marrim në konsideratë që pushimet bëhen të bukura sidomos nëse çlirojnë te ne emocione pozitive dhe, nëse ia kalojmë mirë dhe bukur, të tjerat nuk kanë shumë rëndësi. Kahneman, fitues i çmimit Nobel më 2002, e ka quajtur këtë mënyrë funksionimi të memories si rregulli i pikut dhe i fundit të pushimeve. Ky rregull është fundi i një prej arsyeve se përse kemi tendencën të ruajmë kujtimet që jo gjithmonë përputhen me çfarë ka ndodhur realisht. Të shkosh me pushime nuk do të thotë thjesht të nisesh, por është një sinjal që na kujton se po bëjmë diçka ndryshe nga rutina jonë e përditshme. Ndjesitë dhe përjetimet që kemi në këtë periudhë kohe na e spostojnë vëmendjen drejt njerëzve që duam, te gjërat që na rrethojnë, te vetvetja, na përqendrojnë te gjërat që po bëjmë qoftë këto shëtitje apo edhe pushime nën hijen e çadrës, në shoqërinë e miqve dhe të njerëzve të dashur.
“Boshllëku” i pushimeve?
Fatmirësisht, jo të gjithëve u ndodh të vuajnë kur janë me pushime. Shumë njerëz arrijnë t’i lënë mënjanë problemet dhe veç të tjerash mund të heqin mendimet nga mendja, u jepen me besim përvojave të reja. Ja sepse kur jemi me pushime jemi më të hapur ndaj imagjinatës, na vijnë ide të reja edhe për punën, rritet dëshira dhe jepemi ndaj dashurive të reja. Të mos arrijmë t’i shijojmë plotësisht pushimet varet nga brishtësia personale, por edhe prej momentit që jemi duke përjetuar. Për shembull, shqetësimeve të momentit mund t’u shtohen edhe problemet e vjetra dhe e gjitha kjo ndikon në mirëqenien mendore. Psikologët këshillojnë se ditët e pushimeve duhen programuar me aktivitete të pazakonta dhe të ndryshme. Një udhëtim i organizuar për disa njerëz të mbyllur apo të ndrojtur, mund të jetë zgjidhja më e mirë, sepse do të jenë në shoqëri të të tjerëve, i lejon të merren me diçka jashtë të zakonshmes dhe të njohin zakone të ndryshme. E gjithë kjo i shpërqendron dhe zvogëlon mundësinë për të mos u argëtuar. Një ide e mirë është t’i zgjedhësh pushimet edhe në bazë të personalitetit, të shijeve personale, duke marrë parasysh dhe kufijtë e moshës e gjendjen financiare të momentit. Mos u nxitoni në planifikimin e pushimeve, mos pranoni me propozimin e parë që ju bëjnë miqtë, por mendoni mirë para se të zgjidhni. Duhet të kuptoni se ditët e pushimeve shërbejnë për t’u relaksuar dhe mbani sa më larg të jetë e mundur problemet që ju shqetësojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.