Lifestyle

November 18, 2016 | 10:59

Kur meshkujt janë të stresuar, pëlqejnë këto lloj femrash

1Situata emocionale ndikon në shijen e tyre. Meshkujt me nivele të larta stresi tërhiqen më shumë nga femrat e kolme. Kështu thotë studimi i ri i Universitetit të St. Andrews-it, Skoci. Në periudha të vështira, ata kthejnë sytë nga gratë e mbushura dhe nuk tërhiqen nga të hajthmet me përmasa modelesh. Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse gratë e holla duken më të brishta dhe më pak fertile. Ata besojnë se stresi ndryshon perceptimin e burrave për të bukurën.

Në një sondazh ku u morën në pyetje meshkuj tek të 20-at, u vu re se ata që kishin nivele më të ulëta stresi, pëlqenin gratë e holla.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Etologjia”, ku u shpjegua edhe përse në vendet ku jeta është e vështirë, burrat preferojnë gratë e shëndetshme.

“Studimet tregojnë se popullatat që jetojnë në vende ku jetesa është në standarde të ulëta, parapëlqejnë vajzat e rënda. Por kjo s’ka të bëjë me ambientin; kur rrethanat janë të vështira, femrat e bëshme janë më tërheqëse.”- thotë profesori David Perrett.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top