Marrëdhënie

May 22, 2017 | 11:01

Kur miqësia përfundon

Në qoftë se themi “tradhti”pothuajse menjëherë mendojnë për partnerin. Megjithatë, në jetë ndeshemi me lloje të ndryshme tradhtish, sidomos në fushën e miqësive.

uid_13ef61ea865-650-340

Miqësitë janë sigurisht marrëdhëniet më të rëndësishme në formimin e zhvillimit dhe identitetit.

Marrëdhëniet miqësore shtrihen gjatë një cikli të jetës sonë. Nuk është rastësi që njerëzit, kryesisht ruajnë miqësinë me shokë të shkollës, kolegët e universitetit… dhe me kalimin e kohës  është e vështirë të krijosh miqësi të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.

Ndryshimi dhe “tradhtia”.

Besimi se njerëzit nuk do të ndryshojë është një paragjykim. Realiteti është se njerëzit ndryshojnë, ato ndryshojnë me kalimin e viteve dhe ndonjëherë ndryshojnë rrënjësisht.

Ashtu si ne, (edhe pse ne nuk jemi shpesh thellësisht të vetëdijshëm), miku ynë më i mirë evoluon, duke marrë drejtim jo aq harmonik me nevojat emocionale dhe besimet tona, ose preferon miqësi të reja, apo marrëdhënie romantike.

Prishja e miqësive ndodh për tri arsye kryesore:

– zhgënjimi nga neglizhenca ose mungesa e pranisë së një miku në një kohë e nevojë reale

– ju nuk jeni më të besuar për njëri-tjetrin

– mungesa e reciprocitetit,  disponueshmëria bëhet kryesisht njëanshme

Secila nga tre motivet është dëmtim i vlerave të thella, vitale në çdo marrëdhënie: besimin, përkushtimin reciprok dhe stabilitetin.

Humbja e  një miqësie mund të interpretohet si një mundësi për të mësuar, një mundësi për të reflektuar mbi gabimet dhe cilësinë e raporteve midis njerëzve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top