Marrëdhënie

September 3, 2019 | 8:48

Kur një person të do, besnikëria është një kënaqësi dhe jo sakrificë!

Dashuria i reziston kohës, distancës, sëmundjes, mungesës së parave, mungesës së rehatisë, por kurrë nuk do t’i mbijetojë mungesës së së vërtetës. Dashuri e vërtetë është e vendosur, e guximshme, besnike.

Tema e besnikërisë po debatohet gjithnjë e më shumë. Është shkruar kudo. Megjithatë është kaq e thjeshtë: Ai që të do nuk të tradhton.

Besnikëria nuk është një lloj sakrifice për të cilën mund të rrihesh. Besnikëria është një kënaqësi, një zgjedhje e nënkuptuar e çdo dashurie që respekton vetveten e denjë për emrin. Megjithatë, realiteti është shumë i trisht, duke marrë parasysh që tradhtitë janë në rritje në krahasim me vitet e kaluara.

Shumë pak dashuri apo nuk ka dashuri të vërtetë?

Padyshim që është paaftësia për ta ndier një marrëdhënie si një angazhim. Përkundrazi siç tha Goethe, përpjekja e një shpirti fisnik që dëshiron të nderojë besimin dhe besnikërinë ndaj dikujt tjetër. Përjetimi i një marrëdhënie në çift përfshin angazhim. Natyrisht që ky përbërës nuk duhet të jetë kurrë mbizotërues, në kuptimin që gëzimi dhe kënaqësia duhet të jenë karburanti i çdo marrëdhënieje njerëzore.

Ju nuk mund të jeni së bashku me dikë vetëm për të respektuar një angazhim dhe dihet që pas fazës fillestare, shumë çifte kanë tendencë të bëhen monotonë. Disa studime në këtë drejtim kanë zbuluar, veçanërisht vitet e fundit, që dikush bashkohet dhe martohet pa e njohur thellësisht partnerin, pothuajse sikur martesa ose bashkëjetesa të jenë piketa, pulla për t’u futur në kurrikulën e dikujt, pavarësisht suksesit ose përvojës së pakët.

Kjo sipërfaqësi shpesh është origjina e tradhtisë. Nëse çdo gjë shkon mirë, gjithçka është në rregull, nëse gjërat nuk shkojnë, mbeten miq si më parë. Sepse që një marrëdhënie të sjell vlera për të dy partnerët, duhet të bazohet në respekt, të ushqehet nga sinqeriteti edhe kur bëhet fjalë për aspekte të theksuara që nuk janë të mirëseardhura dhe gjithashtu nga dëshira e përbashkët për të arritur një bashkim të fortë.

Sot ne të gjithë jetojmë në një kornizë të pritjeve dhe nevojave shumë të larta. Mosha është gjithçka dhe rrjedhimisht aftësia për të ndërtuar me durim vjen gjithnjë e më ngadalë. Kësaj gjendjeje nuk i shpëtojnë as marrëdhëniet dhe martesa.

Prandaj duhet të mësojmë diçka shumë të thjeshtë: dashuria i reziston kohës, distancës, sëmundjes, mungesës së parave, mungesës së rehatisë, por kurrë nuk do t’i mbijetojë mungesës së së vërtetës. Një dashuri e vërtetë i reziston tundimeve dhe kështu, besnikëria do të jetë gjithnjë kënaqësi dhe kurrë sakrificë.

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top