Mirëqenie

March 30, 2019 | 8:06

Kur një tretje e mirë mund të të mbajë në formë të shkëlqyer?

Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kuptojmë se tretja luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm. Funksioni kryesor i sistemit të tretjes është që të dekompozojë ushqimin që hamë, në mënyrë që të mund të përdoret si “lëndë djegëse” për trupin.
Më pak i njohur është funksioni i aparatit gastrointestinal për sistemin imunitar dhe më përgjithësisht për shëndetin e organizmit të njeriut në tërësi.

Në fakt, ky aparat shpesh quhet “vija e dytë e mbrojtjes” kundër patogjenëve të dëmshëm që mund të shkaktojnë çrregullime të ndryshme (lëkura është “rreshti i parë” ynë). E keni përkëdhelur gjithmonë lëkurën tuaj, dhe a keni marrë ndonjëherë vendimin për t’i dhënë dietën e duhur traktit tuaj gastrointestinal? Ndoshta jo.

Sistemi i tretjes është më i fortë se sa mund ta mendoni – për shembull, pak baktere mund të mbijetojnë në mjedisin acid të stomakut. Mund të mos jetë e këndshme, por mukoza e bollshme dhe enzimat tretëse të sekretuara nga sistemi i tretjes, ndihmojnë në shkatërrimin e mikroorganizmave potencialisht të dëmshëm. Këto “baktere të mira” i mbajnë “bakteret e këqija”, kështu që kemi një rast klasik të të mirëve kundrejt të këqijve në duart tona dhe është detyra jonë të bashkojmë forcat me tët mirë për ta mbajtur sistemin tonë të tretjes të shëndetshëm. E rëndësishme vetëm nga pikëpamja ushqyese, por edhe për të garantuar nivelin më të mirë imun në trupin tonë.

Sot jemi të bombarduar me dhjetëra produkte që premtojnë përmirësimin e funksioneve të sistemit të tretjes. Sidoqoftë, vetëm lëngu i kumbullës është dy herë më efektiv sa çdo lëng tjetër që ju mban të shëndetshëm nga brenda. Është 100% e natyrshme: marrja e një gote në ditë dhe do të ndjeni ndryshimin!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top