1. Kur jemi të uritur, stomaku sekreton më shumë acide të tretjes. Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhjen dhe probleme të tjera serioze në stomak.
2. Mos konsumoni në të njëjtën kohë disa kokrra hurma pasi ato përmbajne shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë. Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë thithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.
3. Nuk duhet t’a konsumoni hurmën me frutat e detit.
Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak. Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.
4. Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet ta heqja e lëkurës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.