Shpesh në jetën tonë presim që të tjerët të na zgjidhin problemet që kemi ose të na japin atë që na mungon të ndihemi të plotë. Mund ta bëjmë atë në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse nevoja, varësia, zvarriten tek ne në një mënyrë shumë delikate.
Dhe kur e kuptojmë se kemi përfunduar në këtë rreth vicioz, të varemi nga tjetri për të jetuar mirë dhe për të qenë i lumtur, është bërë një fakt.
Megjithatë, duke u mbështetur te një person tjetër, kurrë nuk do të na sjellë lumturinë e plotë, sepse vetëm ne jemi pronarë të fatit tonë dhe nuk kemi lindur për të ndjekur drejtimet e njerëzve të tjerë.
Të çlirohesh nga varësia është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për veten tonë. Kur kjo të ndodhë, do të mësojmë të besojmë në aftësitë tona, forcën dhe në arritjen e paqes. Dhe jo të jetojmë për të pritur.
Për më tepër, marrëdhënia me brendësinë tonë dhe me njerëzit rreth nesh bëhet më autentike. Më e fortë dhe e ndershme.
Kur mësojmë të jetojmë vetëm, duke mos pritur ndonjë gjë nga askush, lejojmë që jeta jonë të rrjedhë natyrshëm dhe të na befasojë. Nuk kufizohemi nga njerëzit e tjerë, përkundrazi, jetojmë dhe e lëmë të jetojë, kuptojmë se çdokush është përgjegjës për lumturinë e vet, dhe se duke vënë jetën në duart e tjetrit, është mungesë respekti për veten.
Duke mos pritur që të tjerët të zgjidhin problemet tona, dhe duke u bërë kështu të vetmit përgjegjës, kemi më shumë liri për të krijuar jetën që me të vërtetë dëshirojmë të jetojmë, dhe për të krijuar një mjedis më pozitiv rreth nesh, duke rritur vibracionet tona.
Përderisa kjo nuk do të na pengojë të ushqejmë disa pritshmëri të tjera, të paktën kjo do të na pengojë të sabotojmë jetën tonë, sepse shpesh shpenzojmë më shumë kohë duke menduar për atë që bëjnë të tjerët në vend të vetes sonë.
Duhet të mësojmë të vendosim veten të parën dhe të udhëheqim jetën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo është mënyra si të jesh i lumtur.
Është pjesë e së drejtës së secilit prej nesh të vendosë se çfarë të bëjë me jetën e vet edhe kur zgjedhjet nuk korrespondojnë me dëshirat e tjetrit.
Jeta nuk pret askënd dhe çdo ditë që kalojmë duke jetuar një realitet që nuk na pëlqen, është një mundësi që e humbasim për të qenë të lumtur. Kur ndalojmë së prituri ndihmën e të tjerëve, do të jetojmë shumë më mirë.
Gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë ashtu siç i dëshirojmë, por është e rëndësishme të marrim kontrollin e jetës sonë se sa të jemi në përputhje me të tjerët, të cilët shpesh nuk kanë interesin më të mirë në zemrat e tyre.
Le të mësojmë të falënderojmë për bekimet që kemi marrë dhe për mësimet që jeta na jep në rrugët tona, në vend që të ankohemi për fatkeqësitë që na kanë rënë dhe ta braktisim të ardhmen tonë në duart e të tjerëve.
Merrni përgjegjësinë që ju takon për krijimin e jetës ëndrruese, duke filluar së pranuari realitetin aktual dhe duke u rritur prej aty.
Mos u mashtroni duke imagjinuar se dikush mund të zgjidhë problemet tuaja me një pulitje të syrit.
Prit më shumë nga vetvetja dhe më pak nga të tjerët.
Sa më shumë rrugë të shkurtra të kërkoni, aq më shumë jeta do ju pengojë.
Lumturia je ti. Je ti kur reagon, shpreson, lufton, dashuron.
Kur jeton jetën tënde, duke besuar te forcat e tua.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: www.runtastic.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.