Në fokus

December 14, 2019 | 8:18

Kur nuk prisni asgjë nga askush, jeta ju befason

“Jeta di si t’iu befasojë kur nuk prisni asgjë nga askush”: sa herë e kemi dëgjuar këtë fjali? Është interesante të analizohen realitetet që fshihen pas këtyre frazave të psikologjisë popullore.

Të mos presësh asgjë dhe të lejosh gjërat të vijnë vetë, do të thotë të veprosh me ekuilibër, çiltërsi dhe lejueshmëri të brendshme. Shikojeni jetën me qetësi, duke larguar frikën, egoizmin dhe idetë negative. Mendja është e hapur për çdo gjë: Unë nuk pres asgjë, por pres gjithçka, sepse në fund gjithçka vjen.

Ndonjëherë ne jemi krijuesit e mureve që nuk lejojnë gjërat të arrijnë. Një njeri duhet të jetë me mendje dhe zemër të hapur. Qëndrimi nuk duhet të jetë të mos presim asgjë, por të rishikojmë qëndrimin tonë ndaj jetës, duke lejuar që gjërat të ndodhin.

Për ta bërë këtë duhet të shmangim “vizionin e tunelit”: domethënë të mendojmë se asgjë nuk ka zgjidhje, se gjërat “janë ashtu siç janë” dhe se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Çaktivizoni këto mendime, pa rënë në pozitivitet të verbër. Mërzituni nga ngjarjet, por mbani mendjen të hapur për gjithçka që po ndodh dhe përcillni shpresë dhe qetësi.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top