1-PËRSHTASNI një sjellje dashamirëse, por të qëndrueshme pa lejuar tronditjen emocionale nga dinamika e stresit. Shmangni konfliktet, duke pasur parasysh se një person i stresuar mund të ketë shpesh ndryshime humori të paparashikueshme.
2-NDIHMONI partnerin dhe analizoni faktet dhe shkaqet që e kanë krijuar gjendjen stresante dhe mendoni zgjidhjet. Për ta bërë këtë dëgjojeni pa e gjykuar: zgjidhjet mund të jenë më shumë se sa një.
3-SHPËRQENDROJENI partnerin nga mendimet fikse, duke i propozuar një shëtitje në natyrë ose një orë palestër për të shkarkuar kësisoj nervat. Kujdesuni duke i bërë një masazh me vajra qetësues ose me një drekë të lehtë, të gatuar me ushqime të thjeshta e të freskëta. Dhe mos ia plotësoni kërkesën për të pirë duhan ose alkool!
Përgatiti: Manjola Ereqi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.