Gjetja e partnerit të duhur është një nga proceset e kohës tonë, është po aq i rëndësishëm sa edhe statusi social apo një karrierë e suksesshme. Të gjesh partnerin e duhur, për një djalë apo një vajzë do të thotë: të gjejë Zhuljetën apo Romeon; të gjejë babanë apo nënën e fëmijëve; të gjejë njeriun që do të influencojë në jetën e tij; të gjejë këshilluesin e karrierës; të gjejë shokun e pleqërisë; të gjejë personin që do ta dëgjojë 24 orë në 7 ditë, që do të thotë: të plotësojë veten.
Siç shihet, është një listë e gjatë, e vështirë për t’u realizuar, por vështirësia bëhet akoma më e madhe, sepse fusha e kërkimit nuk është më një hapësirë e vogël, nuk është vetëm qyteti yt ose vendi yt. Emigracioni, lëvizja e lirë, liria seksuale, shtyrja e moshës së martesës dhe interneti kanë bërë që fushë kërkimi të jetë i tërë planeti. Pra, ju jeni duke kërkuar një partner në 7-të bilion!
Nisni kërkimin!
Në botën reale: në shkollë, në punë, në kafene, ndalni për një ccast. Ju duket se personi që qëndron përballë jush është i duhuri. Po, është simpatik, i shkolluar, një punë të mirë. Fillimi?! Dilni një herë, dy. Ccmendeni pas njëri-tjetrit. Mjafton një buzëqeshje e partnerit dhe zemra ju rreh fort. Njëra natë është më magjike se nata e kaluar. Më pas, duhet të vijë, (ose vjen) një shtëpi e përbashkët, fëmijët. Kërkoni që gjërat të jenë si në fillim, mirëpo nuk mund të jetë njësoj. Atëherë, fillojnë grindjet, nis e mendon se nuk është shpirti yt binjak dhe… vjen ndarja.
I lirë në kërkim
Ndalemi. Ai apo ajo është veshur bukur, ka edhe makinë të mirë. Paskëtaj… Jemi në kërkim të një partneri të ri. TV, radio, librat na thonë e stërthonë se meritojmë më të mirin, e kështu ne maksimizojmë veten dhe kërkojnë shumë e më shumë. Ndodh që zgjedhja drejt partnerit në fjalë, nuk i përmbush kriteret, e kështu partner pas partneri prirja varet nga plotësimi ynë. Gjejmë shkaqe nga më të ndryshmet për të justifikuar veten për këtë: “Kish stil tjetër jete nga unë; ish i divorcuar dhe me fëmijë, kish probleme me ish-gruan dhe fëmijët” etj,. Nuk bëhet përpjekja më e vogël për ta rregulluar këtë lidhje. Është më e lehtë të gjendet një partner i ri se sa të rregullohet lidhja aktuale. Siç veprojmë me mallrat, më mirë blejmë diçka të re se sa të rregullojmë atë që ka dalë jashtë funksionit. Nuk impenjohemi! Nisim kërkimin.
Në botën virtuale
Partneri kërkohet në chat, rrjetet sociale, në online dating (takimet online). Mjafton një profil i mirë (niveli arsimor, puna, pasionet) dhe probabiliteti për të gjetur partnerin e duhur është shumë i madh. Kjo botë e madhe online ka sjellë rritjen e numrit të njerëzve që ju mund të kontaktoni dhe për rrjedhim, edhe rritjen e tundimit për të mos humbur shumë kohë. Përpos të mirave ka dhe pakënaqësi. Mjafton keqkuptimi i parë dhe me mause e fshijmë atë që po çatojmë, duke menduar se personi i duhur për ne është në klikimin e ardhshëm. Pse jo! Është tërë ajo botë aty! Ne sillemi njësoj si në botën reale. Maksimizojmë veten (shpenzojmë kohë në kurimin e profilit për të gjetur “tjetrin”, që mund të jetë më i miri) dhe fillojmë t’i “hedhim” tutje njerëzit njëri pas tjetrit, sepse ne meritojmë më të mirin. Veprojmë si në supermarket, kalojmë nga një raft në tjetrin: derisa biem dakord për produktin që na vlen, (derisa vendosim se ky është partneri më i mirë, ai që na plotëson).
Përse jemi në kërkim të “tjetrit”?
Konsumizmi ka hyrë djallëzisht në jetët tona, pa u ndjerë. Ai është përhapur jo vetëm në marrëdhëniet materiale por edhe në raportet njerëzore, të cilat zhvillohen në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën shpejtësi me të cilën ne konsumojmë mallrat. Kontaktet midis njerëzve janë të shpejta dhe të paqëndrueshme. Preferohet të “hidhet” tutje lidhja se sa të rivendosen ekuilibrat. Lidhja zgjat aq sa zgjat dalja e një smartphone-i të ri. Kalohet nga një lidhje në tjetrën, fitohet një “mal” marrëdhëniesh të dështuara, pa e kthyer kokën prapa (në të shumtën e radhës) sepse ashtu si për mallrat, del një reklamë e re e cila të thotë: vrapo e merr mallin e ri sepse ti meriton më të mirin, sepse ti je më i miri, njësoj “vrapon” edhe për të gjetur partnerin e ri.
Po gabojmë ne apo koha?
Edhe vrapimi e ka një limit të përcaktuar, më pas mund të ecësh e të pushosh ashtu si dhe këto vargje e thonë: Formidable, formidable ,Tu étais formidable, j’étais fort minable ,Nous étions formidables. E mrekullueshme, e mrekullueshme/ Ti ishe e mrekullueshme, unë isha kaq patetik/ Ne ishim të mrekullueshëm)/ mund t’i këndosh veç në një moment të jetës tënde/ jo shpesh!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.