Arti bën mrekulli. Të afron jo vetëm me një botë përtej reales, por ndërvepron mes saj për të njohur një botë tjetër, sa krijuese aq dhe mrekullibërëse. Kështu ka ndodhur edhe me Iris Grace, 6-vjeçaren e diagnostikuar me autizëm. Siç raporton The Sun, terapia e saj është edhe macja Thula, së cilës nuk i ndahet në asnjë çast. Pasioni i vogëlushes përmes pikturës është shndërruar tashmë në një shembull frymëzimi se si autizmi mund të luftohet me miq dhe me art. Ajo është përmirëzuar shumë në aftësinë e të folurit dhe të lexuarit. Iris mori famë pasi piktura e saj u ble nga aktorja e njohur, humanistja dhe ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Angeline Jolie, e cila i ka blerë vajzës pikturën e parë.
Vogëlushja, e cila nuk mund të flasë, është përqendruar te piktura, përmes së cilës mund të thotë shumë fjalë. Në moshën 3-vjeçare, prindërit e Iris Grace Halmshaw e hodhën në internet punën e parë të vajzës së tyre dhe u mahnitën nga kërkesat e shumta të blerësve. Tashmë punët e saj janë përhapur në duart e emrave të njohur publikë. Iris Grace u bë pjesë e terapisë së një serie terapish siç ishte ajo për pikturë, muzikë, por edhe me kuaj, gjithçka për ta ndihmuar në autizmin e saj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.