Marrëdhënie

October 31, 2016 | 8:04

Kur prindi duhet t’i plotësojë dëshirat fëmijës?

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

I rrituri duhet të plotësojë ato kërkesa dhe dëshira të fëmijës që i duken të drejta dhe të plotësueshme. Dëshirat nuk i plotësohen fëmijës, sepse ai qan, kjo është shumë e gabuar! Kur mendoni se dëshira apo kërkesa mund të plotësohet, atëherë plotësojani sa më shpejt, jo pasi ai, fëmija, insistondhe qan, apo bën sjellje të tjera imponuese dhe ju prindër, pasi humbni durimin i’a plotësoni.

Kjo mënyrë është e dëmshme, sepse realizohet nëpërmjet padurimit tuaj dhe faktit, që të shpëtoni nga kjo gjendje acaruese, që fëmija ju provokon.

Kur nuk keni ndërmënd ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, duhet të jeni të vendosur.

Ju duhet ta përballoni me butësi fëmijën tuaj, duke i dhënë të drejtë në mërzinë e tij. Fëmija kur kupton se nuk ka lëkundje apo nervozizëm, e pranon situatën dhe qetësohet. Ka raste që ju doni ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, por jo menjëherë siç kërkon fëmija, ju mund të veproni edhe në këtë mënyrë: Duke i thënë fëmijës, që do t’ja plotësoni dëshirën për ditëlindje, apo për Vitin e Ri. Kjo është një mënyrë e mirë për të kultivuar durimin, por edhe për t’i lënë fëmijës të nënkuptojë se dëshirat apo kërkesat, nuk plotësohen menjëherë.

Madje kur qan humbet “pikë” dhe mund të shtyhet plotësimi i dëshirës.

Plotësimi i dëshirave dhe kërkesave të fëmijës, duhet të jetë edukues dhe jo “mundje” ndërmjet të rriturit dhe fëmijës, se kush do të fitojë.

Edhe një gjë tjetër, mos i mbytni me lodra të kota fëmijët, sepse i’a zhvleftësoni edhe dëshirën edhe lodrën, i ktheni “sende” pa vlerë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top