Këngëtarja e njohur Olta Boka, e diplomuar për Drejtësi në Universitetin Shtetëror të Tiranës, prej 7-muajsh po përjeton një ndjesi të paparë sa i takon praktikës në realitet si koordinatore në Këshillin e Qarkut të Tiranës.
Mesa duket përvoja është ajo që i bën njerëzit të ndihen të plotësuar, ndërsa gërshetohen bashkë pasioni me profesionin.
“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit!Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe deshirë për të bërë më të mirën çdo ditë”, shkruan Olta entuziaste nga kjo përvojë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.