Këshilla & Arsye

June 19, 2018 | 13:34

Kur qajmë për njerëzit që nuk janë më mes nesh, ne nuk qajmë për ta, por për veten tonë

Me vdekjen e babait tim bota mu rrëzua mbi kokë. Isha e trishtuar dhe e vetëdijshme se nuk do ta shihja më kurrë, që kurrë nuk do të isha në gjendje ta përqafoja përsëri dhe se kurrë më nuk do të merrja këshilla prej tij, të cilat vetëm një baba mund t’i japë. Atë mëngjes, kur nëna ime më thirri për të më treguar lajmin e keq, ndjeja një dhimbje të brendshme aq të fortë sa nuk mund t’i mbaja lotët.

Në ditët në vijim, isha në shtëpi me nënën time dhe vazhdova të qaja në mënyrë të pandërprerë, sepse nuk mundja të pranoja një humbje kaq të rëndësishme dhe në atë moment nëna ime më tha një frazë: “Duhet të dish se je duke qarë për veten dhe jo për babin?”. Unë mbeta e ngurtësuar, e hutuar.

 “Unë e kuptoj dhimbjen, e di se si ndihesh, por tani po qan për veten dhe jo për të, po qan për humbjen, qan sepse e di që kurrë nuk do të mund ta takosh përsëri. Ne duhet ta pranojmë vdekjen. Natyrisht, duhet të qajmë, por nuk duhet ta lidhim shpirtin me lotët tanë. Edhe nëse babai nuk është më fizikisht, ju duhet ta mbani gjallë në kujtesën tuaj. Duhet të angazhoheni për ta kujtuar atë siç ishte në jetë dhe nuk duhet t’i lejoni këto kujtime të largohen nga mendja juaj. Ne nuk duhet të vdesim me të, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë me kujtesën e tij: ai duhet të vazhdojë të jetojë brenda nesh në mënyrë që të mos vdesë shpirti i tij. Pranimi i kësaj humbje do të thotë të rritemi emocionalisht. Ju kurrë nuk duhet t’i mbani lotët tuaj, por as nuk jeni të detyruar për të qarë, duhet të vuani, ne jemi të destinuar të vuajmë, por nuk duhet të lidhemi me dhimbjen. Vazhdoni ta doni babain tuaj. Konsiderojeni vdekjen si një lindje tjetër”. 

Vetëm atëherë kuptova pse nëna ime më tha ashtu në atë moment. Ajo nuk e ka harruar atë ose nuk e shfaq dhimbjen e saj, thjesht e mban atë gjallë në zemrën e saj.

 

Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top