Atletja Luiza Gega shpallet nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave në Kampionatin Europian të Atletikës që u zhvillua në Amsterdam. Një punë e mundimshme dhe plot sakrifica për shqiptaren që gjithë jetën ia ka kushtuar këtij sporti. Gega, me një paraqitje dinjitoze arriti me forcat e saj dhe mbështetjen e trajnerit prej shumë vitesh, Taulant Stermasi t’i dhurojë Shqipërisë një medalje të rëndësishme. Atletja Gega u rendit e dyta pas kampiones gjermane Krause, duke bërë për vete medaljen e argjendtë dhe titullin e nënkampiones së Europës në garën e 3000 metrave. Nga ana e saj, Ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli ka shënuar një postim në rrjetin social Facebook: “Një pjesëtare e FA-së sapo është shpallur nënkampione e Evropës. Luiza Gega, argjend dhe rekord kombëtar në 3000m në “European Athletics Championships” në Amsterdam. Kush më shumë se një atlete e tillë dhe një pjesëtare e FA-së mund të meritojë më shumë të mbajë flamurin kombëtar në Rio 2016“, shkruan ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Nënkampionia Luiza Gega në garën e 3 mijë metrave me pengesa vendosi edhe një rekord të ri kombëtar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.