Mirëqenie

September 15, 2017 | 9:08

Kura natyrale për ankthin

1

Shumë persona në botë po vuajnë nga ankthi dhe shkaqet janë të shumta. Dikush është i nervozuar, i stresuar dhe dikush ndoshta i frikësuar për vdekje. Mund të jenë dhe të mërzitur për familjen, shëdetin, paratë, dashurinë apo studimet. Zemra e dikujt ndoshta po rreh shumë shpejt ose shumë ngadalë. Disa prej tyre do të donin të kishin mendjen më të kthjellët dhe të ndjeheshim më të relaksuar. Ndonjëherë thjesht ndiheni tepër të stresuar ose tepër në ankth, dhe nuk keni pse i drejtoheni ilaçeve menjëherë. Bota jonë është plot me surpriza për të cilat ne nuk jemi në dijeni. Ka plot kura natyrale përfshirë çajërat relaksues apo teknika të trupit që mund t’ju ndihmojnë të reduktoni stresin dhe të relaksoni trupin e mendjen.

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

 Kamomili 
Kamomili ka një përbërje që vepron si receptor truri si Valiumi. Nëse keni ndonjëherë stres apo ankth, zieni një filxhan çaj kamomili dhe nervat do të bien. Ka suplemente të ndryshme në treg që përmbajnë lule kamomili. Sipas një studimi në Universitetin e Pensilvanisë, ju dha një grupi njerëzish çaj kamomili dhe pas 8 javësh, niveli i tyre i stresit u reduktua dukshëm.

 Caji jeshil
Murgjit japonezë meditonin për orë të tëra dhe pinin çaj të gjelbër përgjatë ditës. Caji jeshil ka amino-acidin “L-theanine” që vepron në reduktimin e stresit. “L-theanine” është një substancë e pranishme në çajin jeshil që redukton rritjen e presionit në gjak. Të pini 3-4 filxhanë në ditë mund t’ju ndihmojë të reduktoni stresin dhe gjithashtu të humbni peshë. 
 Valeriana
Janë disa bimë që trajtojnë ankthin që ju bëjnë të ndiheni të përgjumur por janë disa të tjera kanë efekte qetësuese. Valeriana i përket kategorisë së dytë dhe ndihmon në problemet e gjumit. Shumë njerëz përdorin valerianën në trajtën e kapsulave, në vend të çajit për shkak të erës. Eshtë e rekomanduar të merret në mbrëmje por jo para se të shkoni në punë.
 Ushtrimet
Ushtrimet janë gjëja më e mirë që mund të bëni për të luftuar stresin apo depresionin. Ushtrimi i rregullt ka efekte akoma dhe më shumë pozitive për mendjen dhe trupin. Gjithashtu do të keni më vetbesim dhe ndjenja të shëndetshme. Të vrasësh mendjen apo të shqetësohesh se mund të keni sëmundje mund të reduktohet kur rrini në formë dhe ushtroheni.

 Kura 21-minutëshe
Kura 21-minutëshe është ajo që ju duhet për stresin dhe ankthin. Thjesht jepini vetes suaj 21 minuta dhe do të ndiheni më të qetë dhe të relaksuar. Ekspertët thonë që kur të jeni të stresuar hipni në pistën e vrapimit dhe do të shihni ndryshimet.
Ato gjithashtu shtojnë që i pyesin pacientët e tyre nëse do të shpenzonin 25 minuta duke u ushtruar. E gjitha varet nga ajo çfarë ju dëshironi dhe çfarë ndryshimi doni të keni.

 Livando
Livando ka një ere të mrekullueshme që është e lidhur me efektin anti-inflamantor. Sipas një studimi, dentistët grekë ulnin pacientët e tyre në dhomën e pritjes ku gjendeshin lule livandoje sepse mendohej që do të ndiheshin më pak të tensionuar teksa nuhasnin aromën e livandos. Kjo vlen dhe për studentët para një provimi. 
 Mbani frymën 
Të mbani frymën nuk do të thotë se duhet ta mbani derisa të bëheni blu. Këtu po flasim për frymëmarrje joga. Kjo e fundit do të thotë që duke mbajtur frymën në një farë mënyre trajton në mënyrë efektive stresin dhe ankthin. 
E bukura e kësaj është nuk mund të mbani frymën dhe të jeni të stresuar njëkohësisht. Për të bërë frymëmarrjen 4-7-8 nxirreni frymën duke numëruar nga 1-4. Më pas mbani frymën duke numëruar nga 1-7. Më pas nxirreni frymën nga 1-8. Përsëriteni këtë ushtrim 2 herë në ditë.
 Hani diçka shpejt
Njerëzit ndihen më të stresuar dhe në ankth kur janë të irrituar. Kështu që kur të ndjeni që po ju kap një krizë paniku, ndoshta niveli i sheqerit tuaj po bie. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të hani një vakt të ndërmjetëm si çokollatë, arra etj.
Dieta është zgjidhja më e mirë për të eliminuar problemet e ankthit. Këshilla e doktorit janë konsumimi i ushqimeve si prodhime deti apo ushqimet bimore. Kushtojni rëndësi perimeve si spinaqi apo kale.
 Hani mëngjes
Mos ngordhni urie! Ekspertët thonë që ata që anashkalojnë mëngjesin janë më të prirur të kenë probleme me ankthin apo stresin. Një alternativë e shëndetshme për mëngjes është veza që është e mbushur me proteina.
 Hani Omega-3
Vaji i peshkut është i pasur në omega-3 që sigurojnë mbrojtjen e nevojshme nga stresi apo ankthi. Studentët që morën vetëm 2.5 mg omega 3 për rreth 12 javë, ndiheshin më të qetësuar dhe më pak të stresuar.
Ata gjithashtu shtojnë që njerëzit duhet të mundohen të marrin nga ushqimet patjetër omega3 .
 Salmoni dhe sardelet janë disa alternativa opsionale.
 Ndaloni “katastrofën” në mendjen tuaj
Kur ankthi sulmon, mendja jonë pëson një katastrofë të vërtetë. Ju filloni të mendoni gjëra të tmerrshme. E gjithë mendja juaj fokusohet te e keqja dhe vetëm e keqja. Ajo që duhet të bëni është të merrni frymë thellë, të bëni një shëtitje dhe të mendoni që gjëra më të mira do të ndodhin.
 Jini ngrohtë
E keni vënë re që ndiheni më të relaksuar mbas dushit ose pas saunave. Kjo sepse kur trupi juaj ka ngrohtë, muskujt relaksohen dhe stresi reduktohet.
 Mësoni meditimin
Kjo është terapia më e zakonshme që praktikohej nga budistët dhe që është një nga metodat më të mira për stresin dhe ankthin. Ekspertët thonë që ato që mësojnë meditimin mësojnë të duan jetën dhe të gjithë gjërat që janë pjesë e saj. Si të filloni?
Thjesht mund të filloni t’i kushtoni rëndësi të tashmes.
 Merrni frymë dhe pyesni
Ndërsa praktikoni ushtrimet e frymëmarrjes, filloni të pyesni veten. Thjesht uluni në një dhomë, relaksohuni, mbyllni sytë dhe fokusohuni vetëm te vetja.
 Jepini vetes meritat që ju takojnë
Keni mendime stresuese? Kjo është gjë e mirë pasi tregon që jeni në dijeni të gjendjes emocionale që mendja juaj po pëson dhe është hapi i parë për t’i hequr qafe. Jepini vetes meritat që ju takojnë pasi po e pranoni gjendjen në të cilën jeni dhe ndryshimet që trupi juaj po pëson.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top