Mirëqenie

October 2, 2017 | 10:11

Kura natyrale për hipotiroidizmin

Pyetjet mbi mosbalancën e hormoneve dhe ngadalësimin e metabolizmit, janë gjithmonë të shpeshta. Por cilat janë shkaqet që sjellin tërë këto probleme? Problemet me tiroidet.

1
27 milionë amerikanë vuajnë nga tiroidet dhe 13 milionë prej tyre janë akoma të pa diagnostikuar. Femrat janë 7 herë më të rrezikuara se meshkujt për t’u diagnostikuar me tiroide. Tiroidja është një gjendër e vogël që gjendet në pjesën e mesme të qafës dhe që prodhon një hormon që ndikon në cdo pjesë të trupit. Gjëndra e tiroides është përgjegjëse për të rregulluar temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës, prodhimin e proteinave si dhe për të kontrolluar metabolizmin.

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

Shkaqet më të zakonshme që mund të shkaktojnë probleme me tiroiden janë:

 Toksiteti- Rrezatimi dhe ekspozimi ndaj metaleve të rënda

 Mungesa e jodit dhe seleniumit

 Intoleranca në ushqim: Gluten dhe raste të ndryshme alergjie

 Mosbalanca e hormoneve- shumë karbohidrate, pak yndyrna, kortizoli i lartë nga stresi.

Më poshtë do të njiheni me simptomat e hipotiroidizmit dhe hipertiroidizmit.
 Depresion
 Harresë
 Shtim të peshës
 Nervozizëm
 Dobësim të muskujve
 Humbje të pashpjegueshme të peshës
 Probleme me shikimin
 Probleme me gjumin

Ja sekretet për të rregulluar problemet me tiroiden:

➡️ Mospërdorimi i glutenit dhe i kaseinës A1- Alergjitë më të shpeshta në ditët e sotme vijnë nga produktete grurit dhe të qumështit për shkak se në përmbajtje kanë proteina të hibridizuara të glutenit dhe kaseinës A1. Si pasojë këto proteina mund të shkaktojnë “rrjedhje të zorrëve”, që më pas çojnë në inflamacionin e tiroides dhe mosfunksionimin e saj. Ndiqni një dietë pa drithëra për të eliminuar glutenin.

➡️ Jo BPA- Bisfenoli (BPA) që gjendet në shishe plastike mund të prekë sistemin endokrin si dhe gjëndrën tiroide. Ndaj rekomandohet të pihet në shishe qelqi pa BPA.

➡️ Kontrolloni nivelet e jodit- Nëse konstatoni që keni nivel të ulët të jodit, përdorni ndonjë suplement të tij.

➡️ Detox i metaleve të rënda-Rekomandohet të përdoret një kombinim të shafranit, lëngut të gjembacit, klorelës dhe koriandrës për të eliminuar këto metale të dëmshme për organizmin tuaj.

➡️ Më shumë selenium- Sigurohuni që të merrni sa më shumë selenium në dietën tuaj por mos e tejkaloni masën. Disa nga ushqimet që përmbajnë selen janë: salmoni, kërpudha, qepët etj.

➡️ Suplementë të adaptogjenit- Mund të ulin nivelet e kortizolit dhe të përmirësojnë funksionet e tiroides.

➡️ Heqja e mbushjeve të dhëmbëve me argjend- Nëse keni mbushje me amalgamë, flisni me dentistin për një heqje të sigurtë.

➡️ Ulni sasinë e karbohidrateve që merrni- Ulni sasinë e sheqernave që merrni dhe zëvëndësojeni me një dietë të pasur e të shëndetshme. Shumë femra zakonisht konsumojnë shumë karbohidrate që rrisin nivelin e estrogjenit dhe kanë efekte negative në gjëndrën tiroide. Në vend të këtyre konsumoni yndyrna të shëndetshme që balancojnë hormonet si: vaji i kokosit, avokado, salmon, fara chia etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top