Mirëqenie

February 14, 2018 | 13:12

Kura natyrale që lufton kollën dhe bronkitin…

Trajtimi i bronkitit dhe kollës kronike ka qenë gjithmonë një sfidë edhe për mjekësinë konvencionale. Të paktën deri tani. Ky ilaç i ri 100% natyral përmban disa nga përbërësit më të vjetër dhe më të fuqishëm që qetësojnë fytin dhe mushkëritë duke kuruar po ashtu bronkitin dhe kollitjen.

Si rezultat i përbërësve të fuqishëm të bananes dhe mjaltit që janë të përfshira në këtë recetë, ju mund ta përdorni këtë ilaç si për fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Duke nisur nga dhimbja e fytit, kollitja e vazhdueshme, madje edhe problemet e stomakut mund të trajtohen me këtë pije natyrale.

Përbërësit që ju duhen:

400 ml ujë të vluar

2 banane të mesme, të pjekura mirë

2 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni?

Në fillim, duhet t’i qëroni bananet dhe t’i shtypni me një lugë ose piru nga druri. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdorni lugë ose piru nga metali sepse bananet nxihen kur janë në kontakt me metalin.

Më pas, vendosni bananet në një tenxhere dhe shtoni ujin e vluar. Lëreni të qëndrojë përzierja kështu për 30 minuta.

Kur përzierja të ftohet, atëherë mund të shtoni mjaltin. Është shumë e rëndësishme që mjaltin ta shtoni të fundit në këtë përzierje, në mënyrë që të mos humb vetitë e dobishme në ujin e vluar.

Si ta konsumoni këtë ilaç natyral?

Duhet të konsumoni 100 ml nga kjo pije katër herë në ditë (400 ml në ditë).

Kjo sasi e përbërësve është e mjaftueshme për vetëm një ditë sepse ju duhet ta përgatisni ilaçin e freskët çdo mëngjes.

Rezultatet e para do t’i ndjeni pas pesë ditëve.

Burimi / http://tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top