Një studim novator ka gjetur dy gjene të reja të cilat mund të lidhen me Alzheimer-in.
Deri tani, këto gjene janë parë si mbrojtës, pasi ato janë pjesë e sistemit imunitar të trurit.
Megjithatë, shkencëtarët në Universitetin Cardiff kanë demonstruar se ato gjithashtu mund të krijojnë terren për sëmundjen neurodegjenerative.
Dr.Doug Brown, shprehet: “Mbi 60 për qind e njerëzve me demencë kanë sëmundjen e Alzheimer, megjithë përhapjen e tij ne ende nuk kuptojmë plotësisht shkaqet komplekse të sëmundjes. Zbulimi i dy gjeneve të reja të rrezikut për Alzheimer është një përparim emocionues që mund të ndihmojë në thellimin e të kuptuarit të asaj që ndodh në trurin e njerëzve me këtë sëmundje.Këto gjene luajnë një rol kritik për qelizat e veçanta në tru, të quajtura microglia, që janë përgjegjëse për pastrimin e mbeturinave duke përfshirë qelizat dhe proteinat e dëmtuara”.
Dr.Brown shprehet se këto gjetje ndihmuan për t’u treguar kërkuesve se ku të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në kërkimin e trajtimeve të reja dhe efektive.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.