Mirëqenie

November 9, 2018 | 8:30

Kurat e pasura me kalcium për të luftuar osteoporozën, sëmundjen që bluan kockat

Osteoporoza është një sëmundje, simptomat e së cilës shfaqen atëherë kur është shumë vonë. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme përse duhet të rrisni dozat e kalciumit për të shmangur komplikimet në fazat e tjera të jetës. Osteoporoza njihet si sëmundje e heshtur. Sipas të dhënave, dalëngadalë ajo gërryen kockat duke shkaktuar një dëm të pariparueshëm.

Dendësia kockore pakësohet ndjeshëm, ndërkohë që njeriu është i prirur të pësojë fraktura të shumta për shkak të brishtësisë së kockave. Këto fraktura ndodhin kryesisht në kyçe dhe në ije. Megjithatë, me ushqimet e duhura e sidomos të pasura me kalcium ju mund ta shmangni atë. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë: plakja, mbipesha, faktorët gjenetikë dhe nivelet e ulëta të kalciumit. Gratë janë katër herë më të rrezikuara nga kjo sëmundje se burrat.

Kurat e pasura me kalcium kundër osteoporozës:

Kalciumi është një mineral që i bën kockat dhe dhëmbët më të fortë dhe më rezistente. Të rriturit këshillohet të marrin 800 mg kalcium në ditë ndërsa të rinjtë nga 11 deri në 24 vjeç duhet të konsumojnë 1200 mg kalcium në ditë. Nëse dëshironi të plotësoni këto nevoja, duhet tw përfshini në dietën tuaj ushqimet e mëposhtme.

Lëngu i karotës, brokolit dhe sallatës jeshile

Brokoli është një nga perimet më të pasura me kalcium. Karota nga ana tjetër ofron antioksidantë dhe bashkë me sallatën jeshile ofrojnë sasi të konsiderueshme kalciumi. Hidhni në një mikser një filxhan me lëng natyral karote, 3 gjethe të sallatës jeshile dhe një tufë të vogël brokoli. Përziejini të gjithë përbërësit. Lëngun nuk duhet as ta kulloni dhe as ta ëmbëlsoni. Ekspertët rekomandojnë pirjen e tre gotave në ditë nga ky lëng për rreth një muaj.

Kos, mollë dhe bajame

Kosi ofron sasi të larta të kalciumit. Ndërkohë, një sasi prej 100 gramë bajamesh ofron 240 miligramë kalcium. Mollët janë gjithashtu ndër frutat më të pasura me kalcium. Në një mikser përzieni 1 filxhan me kos me copat e prera të një molle pa lëkurë dhe pa fara. Më pas shtoni 5 bajame dhe përziejeni sërish. Pasi ta keni hedhur lëngun në gotë shtoni kanellë, nëse dëshironi. Ky lëng duhet pirë çdo tre ditë, një herë në ditë për rreth një muaj. Për të shumëfishuar efektet e kësaj kure, këshillohet ekspozimi në diell për një periudhë të shkurtër kohe.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top