Mirëqenie

November 7, 2019 | 9:05

Kurat natyrale dhe mjaft efektive për trajtimin e infeksioneve në fyt

Ftohjet, gripi dhe llojet e tjera të sëmundjeve të frymëmarrjes shpesh shoqërohen me gëlbazë. Një çrregullim që, megjithëse nuk është një problem serioz për shëndetin tonë, mund të shkaktojë acarim të mushkërive dhe të krijojë një problem më të madh.

Gëlbaza mbart me vete simptoma të tilla si një hundë me erë të keqe, një kollë të vazhdueshme, vështirësi në frymëmarrje ose ethe. Zakonisht shtrëngon gjoksin e sipërm dhe fytin dhe dëbohet përmes kollës. Në këtë artikull ne sugjerojmë dy mjete të shkëlqyera që favorizojnë nxjerrjen e gëlbazës në një mënyrë të shpejtë dhe natyrore, për të dhënë lehtësim të menjëhershëm.

Gargarë me ujë dhe kripë. Uji i nxehtë është një qetësues i shkëlqyeshëm natyral për fytin, ndërsa kripa ndihmon në eliminimin e mikrobeve dhe baktereve që shkaktojnë infeksion. Ngrohni gjysmë gote ujë, hidhni dy lugë kripë dhe përziejeni mirë. Këtë gargarë duhet ta bëni disa herë në ditë.

Kamomil, xhenxhefil dhe limon. Kamomili është anti-inflamator, limoni një antiseptik i fuqishëm dhe xhenxhefili një përbërës i shkëlqyeshëm antiviral. Përgatitni një çaj bimor duke zierë për disa minuta kamomilin së bashku me xhenxhefilin. Më pas filtrojeni, lëreni të ftohet dhe shtoni lëngun e një limoni. Piheni 3 herë në ditë.

Avulli i eukaliptit ose nenexhikut. Një nga mënyrat më të thjeshta për të hapur rrugët e frymëmarrjes dhe për të eliminuar gëlbazën, bakteret dhe viruset është duke thithur avullin e eukaliptit ose nenexhikut. Vloni për disa minuta një grusht gjethe eukalipt. Hiqeni nga soba, vendosni një peshqir në kokën tuaj dhe thithni avullin: lehtësimi është i menjëhershëm.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top