Mirëqenie

April 3, 2018 | 13:43

Kurat natyrale për ngërçin…

Dikur vetëm të pasurit mund të konsumonin shumë mish të kuq, alkool dhe ushqime të tjera të yndyrshme. Prandaj përdhesi, një formë e dhimbshme  e artritit, që mund të shkaktohet nga një dietë e pasur, quhet ndryshe “sëmundje e mbretërve”. Tani, një masë e gjerë e njerëzve mund t’i përballojnë këto ushqime, prandaj dhe përdhesi është më i përhapur tek njerëzit.

Përdhesi zakonisht shfaqet në kyçe, gishta, gjunjë ose  bërryla – nyjet ku trupi e ka të pamundur të kontrollojë nivelet e acidit urik. Si pasojë, formohen kristale në kyçe, duke shkaktuar inflamacion dhe dhimbje.

Për trajtimin e përdhesit zakonisht nevojiten ilaçe, megjithatë ka disa mënyra për mbajtjen nën kontroll të simptomave edhe pa i pirë këto ilaçe. Aktiviteti fizik dhe shmangia e ushqimeve që rrisin nivelet e acidit urik janë deri tani mënyrat më efikase për menaxhimin e sëmundjes.

Përveç këtyre dy mënyrave, janë edhe disa kura natyrale të provuara shkencërisht që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Ja cilat janë 4 prej tyre:

Hani qershi

Pini sa më shumë ujë

Konsumoni produkte të bulmetit me pak yndyrë

Merrni vitaminë C

Burimi / https://shendeti.com.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top