Dhimbja e fortë, pulsuese që shoqëron një migrenë mund të jetë drithëruese. Në fakt, më shumë se 90% e njerëzve që pësojnë migrenë nuk mund të punojnë apo funksionojnë normalisht gjatë një episodi të saj. Shumica e personave që kanë migrenë zgjedhin të përdorin medikamente të ndryshme. Por kohët e fundit shumë prej tyre u janë rikthyer terapive natyrale si teknikat e relaksimit dhe ilaçeve bimore.
Disa bimë që mund të ndihmojnë me qetësimin e migrenës janë:
Kamomili
Nëse ju pëlqen çaji, atëherë mund ta dini natyrën qetësuese të kamomilit. Ai ndihmon në largimin e stresit dhe ankthit, duke qetësuar dhe nervat në të njëjtën kohë. Meqë shumë dhimbje koke mund të jenë rezultat i arsyeve të sipërpërmendura, kamomili është një rregullues i shpejtë i këtyre problemeve. Kimikisht, kamomili vepron si një anti – inflamator në trupin tuaj, duke zhdukur dhimbje të caktuara koke që në rrënjë. Gjithashtu kamomili është i përshtatshëm për të gjitha moshat, kështu që nuk është problem t’u jepet një filxhan dhe fëmijëve, në mënyrë që ata të ndihen më mirë.
Mendra (mente)
Gjethet e mendrës dhe vajrat esencialë të kësaj bime përdoren për qëllime medicinale dhe kulinare. Përveç trajtimit të dhimbjeve të kokës mendra përdoret dhe për lehtësimin e:
- Spazmave
- dhimbjeve të dhëmbëve
- problemeve gastrointestinale
- marrje mendsh, të vjella
Xhenxhefili
Xhenxhefili është një bimë tropikale aziatike. Është përdorur si ilaç bimor në Kinë për më shumë se 2,000 vjet. Xhenxhefili është përdorur tradicionalisht si ilaç për:
- dhimbjet e kokës
- dhimbjen e stomakut
- marrje mendsh, të vjella
- artritin
- ftohjen dhe simptomat e gripit
- problemet neurologjike
Gjithashtu xhenxhefili është anti-inflamator, antiviral, antibakterial etj. Për më tepër, një studim i publikuar në 2014 nxori se vetitë e pluhurit të xhenxhefilit janë të krahasueshme me ato të sumatripanit (një ilaç me recetë për migrenën), por me më pak efekte anësore.
Kafeina
Çaji jeshil (që përmban kafeinë), përdorej si ilaç kundra migrenës në mjekësinë kineze. Ndërsa kafeja u bë e njohur fillimisht në Arabi, njerëzit në kultura të ndryshme e kanë përdorur kafeinën për:
- dhimbje koke
- tensionin e lartë të gjakut
- problemet me stomakun
- inflamacionin
- problemet me qarkullimin e gjakut etj.
Kafeina konsiderohet një aditiv i sigurt dhe i dobishëm në ilaçet kundra migrenës. Por tek disa njerëz kafeina mund të jetë shkaku i dhimbjeve të kokës.
Vaj livandoje
Livandoja është përdorur që në kohë të hershme në Romë, Egjipt, Greqi dhe Persi. Lulet aromatike dhe vaji i tyre janë përdorur për të trajtuar gjithçka, që nga dhimbjet e kokës dhe insomnia deri tek lodhja dhe stresi. Shumë nga këto përdorime historike janë popullore dhe në ditët e sotme. Një studim i vitit 2012 sugjeroi se nuhatja e vajit të livandos gjatë një migrene mund të ndihmojë në lehtësimin e shpejtë të simptomave.
Rozmarina
Përdorimet e rozmarinës si bimë medicinale përfshijnë përdorimin për trajtimin e:
- dhimbjeve të muskujve dhe të kyçeve
- problemet me kujtesën
- vështirësitë në përqendrim
- çrregullimet nervore
- problemet me qarkullimin e gjakut
- migrenën
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.