Këshilla & Arsye

July 27, 2017 | 10:57

Kurat për bajamet e acaruara

Shumica e dinë se çfarë do të thotë të vuash nga dhimbjet e bajameve. Acarimi i tyre në të shumtën e rasteve ndodh nga sëmundje si gripi ose ftohja. Shfaqja e bajameve zakonisht shoqërohet me dhimbje të fytit dhe skuqje. Kur bajamet shfaqen si rezultat i gripit ose ftohjes, ato shoqërohen edhe me temperaturë. Këta të sëmurë ndihen të lodhur dhe të pafuqishëm fizikisht. Kur bajamet janë thjesht të skuqura për shkak të virozëve, mundet t’u përshtasim kurat popullore të të vjetërve, por në rastet kur ato përkeqësohen, duke zënë shtresa pllakash të bardha infeksioni, pra, qelbëzohen, duhet të rendim me vrap për tek mjeku specialist.

bajamet

Kura popullore në kushtet e shtëpisë

mellaga-e-bardhe

Mëllaga e bardhë

Një bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji, i cili përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë.

angjinare

Angjinare

Kjo bimë zihet mirë me gjithë gjethe. Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta.

mjalt

Mjalti

Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim i veçantë për shkak të vitaminës B që përmban. Këshillohet në përzierje me bimë të tjera mjekësore siç është sherbela. Kjo kurë vazhdon deri në përmirësim të bajameve.

 

kamomilKamomili

Një nga bimët mjekësore, që ka gjetur edhe përdorim të shpeshtë për shërimin e disa sëmundjeve është edhe kamomili. Edhe në rastin e bajameve të acaruara ai mund të përdoret, duke u përgatitur me mjaltë. Masa e përftuar më pas mund të pihet në formë çaji deri në tri herë në ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top