Këshilla & Arsye

October 16, 2017 | 9:26

Kurrë nuk do të arrini që të pëlqeheni nga të gjithë! Jeto për veten!

1

Ju duhet ta pranoni që kurrë nuk do të jeni mjaftueshëm të mirë për disa njerëz. Nëse ky do të jetë problemi juaj apo i tyre do të varet vetëm nga ju.

 

Nga Adelina Pjetra  Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Nga Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Refuzimi është thjesht një ridrejtim; një korrigjim i kursit për fatin tuaj. Ju duhet të mbani mend se jeta juaj me veçantinë e saj është vetëm për ju, dhe qëllimi juaj nuk ka të bëjë fare me mendimet e të tjerëve.

Kur jemi të lënduar ne shpesh tkurremi dhe vrapojmë për siguri. Mos lejoni që të tjerët tju bëjnë që të ndiheni të vegjël.

Ju erdhët në këtë botë që të rriteni dhe të eksploroni, dhe të prekni mrekullitë dhe kënaqësitë e jetës. Disa njerëz janë kritikues ndaj të gjithëve, jo vetëm ndaj jush, kështu që përpiquni të mos e merrni atë shumë personalisht.

Ata janë kaq të pakënaqur në jetën e tyre sa që gëzimi i tyre i vetëm është të tërheqin njerëzit e tjerë poshtë. Duhet ta dini se kurrë nuk do t’i pëlqeni të gjithëve, dhe se kushdo që ju lëndon, ndodh që të jetë një prej këtyre njerëzve. Pasi ta keni kuptuar dhe pranuar këtë, do të jetë më e lehtë që ta lini të kalojë kjo pjesë dhe të vazhdoni përpara. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top