Kumbullat e Stambollës apo ndryshe kumbullat jeshile janë një frut me origjinë turke, dhe njihen si Janerik ose kumbullat e shpirtit dhe rekomandohen sidomos për njerëzit në dietë, pasi përmbajnë pak kalori (46 kalori në 100 g kumbulla) dhe nuk kanë yndyrë. Ato përmbajnë vitamina dhe minerale. Vitamina A dhe beta karoten që gjenden me shumicë në kumbullat jeshile ndihmojnë shikimin, por edhe për lëkurën e pastër. Sezoni i tyre është që në muajin prill deri në korrik.
Konsumimi i tyre përmirëson sistemin tretës dhe forcon sistemin imunitar. I bën mirë zemrës dhe parandalon kolesterolin e lartë në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës, pastrojnë zorrët. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit, aktivizojnë punën e veshkave dhe kanë aftësi për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë.
Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme, sepse janë parandaluese të diabetit.
Ky lloj fruti është i pasur edhe me vitaminën B dhe B-6, të cilat ndihmojnë metabolizmin me karbohidrate dhe proteina. Edhe vitamina K është e pranishme tek kumbullat jeshile. Siҫ ndihet, ndihmon qarkullimin e gjakut dhe lufton Alzheimerin. Këto kumbulla luftojnë edhe aneminë, janë freskuese shumë të mira dhe pastrojnë mëlҫinë, ndihmojnë tretjen dhe luftojnë sëmundjet e zorrëve. Kanë një sërë lëndësh ushqyese dhe përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë, përmbajnë kalcium, magnez, kalium dhe hekur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.