Këshilla & Arsye

June 6, 2017 | 9:13

Kush është fëmijë i gëzuar?

1

Fëmijë i gëzuar është ai fëmijë që ka vazhdimisht në krah prindërit e tij edhe kur sillet mirë, por sidomos kur gjendet në vështirësi apo bën diçka që të tjerët nuk e pëlqejnë apo bezdisen. Janë ata prindërit e tij, që i dalin krah dhe nuk e lënë vetëm, sidomos në situata problematike. Ata e përballojnë së bashku problemin pa u turpëruar, por duke marë përsipër dhe duke e justifikuar, se radhës tjetër do të sillet më mirë dhe do t’i bëjë veprimet më mirë.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Fëmija po rritet dhe shumë gjëra nuk e ka të lehtë që t’i bëjë apo kuptojë. Mami me babin janë me të që ta ndihmojnë, që ta inkurajojnë, që t’i thonë të ketë durim. Ta sigurojnë se ashtu si një vit më parë nuk i bënte ca gjëra, ndërsa këtë vit i bën me zhdërvjelltësi. Po ashtu me pak durim, duke kërkuar të falur së bashku me prindërit kur gabon, sepse duhet të përgjigjemi për veprimet dhe të mbajmë përgjegjsi për to.

 Dhe kështu çdo ditë, i mbështetur nga prindërit e tij, shijon se si administron veten gjithmon e më mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top