Mirëqenie

April 6, 2017 | 12:39

Kush është i lumtur? Historia e sorrës dhe palloit

Ndjenja e pakënaqësisë na nxit të jemi gjithmonë duke kërkuar diku tjetër për lumturi.

1

Një sorrë jetonte në pyll dhe ishte shumë e kënaqur me jetën. Por një ditë pa një mjellmë. “Kjo mjellmë është aq e bardhë”, mendonte, “dhe unë jam aq e zezë. Mjellma duhet të jetë zogu më i lumtur në botë.”

Këto mendime shkoi dhe ia tha mjellmës.

“Në fakt mendoja se unë isha zogu më i lumtur deri sa pashë një papagall, i cili kishte dy ngjyra. Unë tani mendoj se papagalli është zogu më i lumtur,” u përgjigj mjellma.

Sorra pastaj iu afrua papagallit.

Papagalli shpjegoi: “Kam jetuar shumë i lumtur deri sa pashë një pallua. Unë kam vetëm dy ngjyra, por palloi ka ngjyra të shumta.”

Sorra pastaj vizitoi një pallua në kopshtin zoologjik dhe pa se qindra njerëz ishin mbledhur për të parë atë. Pasi njerëzit u larguan iu afrua palloit.

“I dashur pallua,”  tha sorra, “ju jeni aq i bukur. Çdo ditë mijëra njerëz vijnë të të shohin. Kur njerëzit më shohin mua, i tremb dhe largohen. Unë mendoj se ti je zogu më më i lumtur në planet.”

Palloi u përgjigj: “Unë gjithmonë mendoja se isha zogu më i bukur dhe i lumtur në planet. Por për shkak të bukurisë sime, unë jam burgosur në këtë kopsht zoologjik. Unë kam parë kopshtin zoologjik me shumë kujdes, dhe  kam kuptuar se sorra është i vetmi zog që nuk mbahet në një kafaz. Kështu, ka kohë që mendoj se sa i lumtur do të isha, po të isha sorrë do të fluturoja kudo.”

Historia jonë është e ngjashme me historinë e  sorrës. Ne nuk i vlerësojmë ato që kemi. Gjithmonë do të ekzistojë dikush i cili ka më shumë se ne. Personi, i cili është i kënaqur me atë që ka është personi më i lumtur në botë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top