Këshilla & Arsye

November 24, 2016 | 7:24

“Kush jam unë?”…Një fjalor për zhvillimin mendor të rritjes së fëmijës

femijeSeria parashkollore “Kush jam unë?” është krijuar enkas për të dhënë njohuri përmes mësimit zbavitës të fjalëve të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Seria është klasifikuar në disa grupime si kafshët e buta dhe të fermës, kafshët e egra, profesionet dhe transporti. Këto grupime fjalësh luajnë rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të fëmijës. Ato shërbejnë si mjet hyrës për mësimin e fjalëve të tjera, më të vështira.

Përveç mësimit të fjalëve, seria vepron edhe si ndihmës për shkrim e lexim për fëmijën. Fëmija do të jetë në gjendje të identifikojë, lexojë, shkruajë dhe shqiptojë fjalët përkatëse.

Së fundi, qëllimi është që të jepen fjalët kryesore të një fjalori për zhvillimin mendor të rritjes së fëmijës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top