Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar në rritjen e fëmijës.
Por studiuesja Christine R. Harris, e Universitetit të Kalifornisë, sfidoi teoritë në tre studime të ndryshme.
Në studimin e parë, Harris mati trysninë e gjakut në ritmin e zemrës për 43 femra e 36 meshkuj, ndërkohë që ata imagjinonin skena në të cilat partnerët e tyre bënin tradhti seksuale apo emocionale.
Ajo zbuloi se meshkujt paraqisnin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t’iu përgjigjur më shumë, që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë seksuale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.