Në fokus

August 14, 2018 | 8:10

Kush ndikon në luhatjen e humorit, ndërprerja apo mungesa e gjumit?

Për një kohë të gjatë ne kemi qenë në dijeni të faktit se  mungesa e gjumit i bën njerëzit të ndihen nervozë,  të mjeruar, dhe se pagjumësia është e lidhur ngushtë me depresionin, por arsyeja pse, është ende e panjohur.

Disa vullnetarë fjetën në laborator ku duhet të raportonin gjendjen e tyre të humorit dhe të energjisë çdo ditë. Një pjesë prej tyre duhet të shkonte të flinte më vonë se të tjerët, ndërkohë që pjesës tjetër ia ndërprisnin gjumin disa herë gjatë natës. Të dyja grupet bënin të njëjtën sasi gjumi, por ata që bënin gjumin e ndërprerë, raportonin gjendje më të keqe humori.

Studiuesit dolën në përfundimin se mungesa e ‘gjumit të thellë’ ishte problemi i vërtetë.

Këto ndërprerje janë të tipit si zgjimi nga një fëmijë që qan apo një partner që gërhet. Ata prishin ciklin tuaj të gjumit në kohë të paparashikuara, duke prishur kështu modelin normal të gjumit. Por nëse ju do të  zgjoheshit rregullisht gjatë natës, ndoshta po zgjoheshit në fund të çdo cikli, kjo nuk do të kishte të njëjtin efekt të dëmshëm në ‘gjumin tuaj të  thellë’.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top