Aktualitet

May 18, 2021 | 8:54

Kush po i vret gratë në Shqipëri? Emisioni “Jeta pa filtër” merr në analizë gjendjen në vend

Vrasja e grave në Shqipëri, shtimi i rasteve dhe shkaqet në të cilat ndodhin këto krime janë trajtuar në “Jeta pa filtër” të autores Ervisa Lula. Si gazetare e kronikës në TV “News24”, Klodiana Lala përshkruan vendngjarjet e krimeve për të cilat ka raportuar duke thënë se janë shumë trishtuese, ndërsa sipas saj bërthama e familjes është e shkatërruar.

1

Ergys Mërtiri, sociolog vëren se gratë përdoren nga burra të parealizuar si valvula shkarkimi të tensionit të tyre, e shton se disa prej arsyeve që çojnë deri në vrasje janë xhelozia, mospranimi i kërkesave për divorc, prona apo edhe rrethana të tjera.

E ftuar, Silvana Alimadhi, shefe e Sektorit Kundër Dhunës në Familje në Policinë e Shtetit, foli për rastet e përsëritura kur autorët e dhunës shkelin afatet ligjore me vullnet të plotë dhe vuri theksin tek ekzistenca e një strukture të posaçme në njësitë bashkiake siç është koordinatori vendor i cili kontrollon respektimin e masave të caktuara.

Avokati Alban Duraj i përfshirë në këtë temë, tha se kur burrave u mbaron dënimi, ata kthehen edhe më të dhunshëm, ndaj sipas tij me rëndësi është fuqizimi i nivelit ekonomik si shkak i shumë përplasjeve brenda familjes.

Pyetjes se çfarë janë këta burra që vrasin, gazetarja Lala iu përgjigj duke thënë se janë persona që e kanë fshirë jetën e tyre, ndërsa për sociologun Mërtiri ata janë njerëz që dhunën e kanë në ADN-ën e tyre, pasi gruaja nuk vritet as me Kanun.

Emisioni “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në orën 10:20 në TV “News24”.

 

Burimi BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top