Ata që praktikojnë sport i dallojnë më shpejt gabimet teknike gjatë një loje. Studiuesit kanë analizuar aktivitetin cerebral të 15 basketbollistëve dhe të 15 spektatorëve të papërvojë, gjatë fazave të lojës, në të cilat kishte njëqind parregullsi.
Atletët i dalluan gabimet në katër të dhjetat e sekondës, ndërsa spektatorët jo. Për shkencëtarët e Universitetit të Milanos, ky test tregon se neuronet pasqyrë janë të përfshira edhe në ato veprime komplekse, të brendshme dhe të mësuara nga veprimet imituese nëpërmjet ushtrimeve fizike.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.