Shpesh thuhet se vëllezërit janë miqtë e parë të fëmijërisë sonë, duke harruar padrejtësisht vlerën e kushërinjve në përvojat tona të para të lojës, shkëmbimit dhe dashurisë. Miqësia mes kushërinjve është një miqësi e veçantë, nga e njëjta pemë familjare. Kjo do të thotë që, megjithëse nuk janë të pranishëm në jetën tonë të përditshme, kushërinjtë mund të zënë një vend të privilegjuar në mendimet tona.
Ata që kanë pasur kënaqësinë të rriten afër kushërinjve të tyre, e dinë plotësisht se sa e bukur dhe e pasuruar është jeta. Çdo minutë e shpenzuar me lojëra me kushërinjtë është një thesar i çmuar që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.
Me kushërinjtë ju mësoni të socializoheni jashtë kufijve të shtëpisë, jashtë rregullave të vendosura nga prindërit, për ta zhytur veten në një botë që, si fëmijë, duket se është bërë nga fantazi, ëndrra dhe argëtim. Kushërinjtë kontribuojnë për t’u bërë të paharrueshme shumë nga momentet e fëmijërisë. Ju mësoni të ndani, të zgjidhni konflikte, të dëgjoni, të kaloni kohë në natyrë dhe të krijoni lidhje të veçanta dhe të qëndrueshme.
Miqësia me kushërinjtë është një miqësi e veçantë që zgjat gjithë jetën. Një bashkëveprim unik, i ndërtuar gjatë fëmijërisë, i cili vështirë se mund të zëvendësohet ose të harrohet.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.