Kushtojini vëmendje njerëzve që janë lënduar, ata dinë të mbijetojnë. Lëkura e tyre është formuar nga një mijë beteja dhe zemra e tyre është e mbrojtur nga një mijë forca të blinduara. Ata nuk tolerojnë gënjeshtra ose egoizëm, ata dinë ta mbrojnë veten nga fjalët e atyre që i lëndojnë dhe e mbrojnë veten edhe në situatat më të komplikuara.
Këto situata mund të varen nga disa faktorë. Mund të flasim për fakte traumatike, por nëse sot ka një dimension që shtrihet si një virus i pandalshëm, është dhimbja emocionale. Jeta dhemb dhe e bën këtë në shumë mënyra. Në të vërtetë, nganjëherë nuk është e nevojshme të marrësh një goditje shkatërrimtare për të vuajtur një plagë të thellë, që askush nuk e sheh.
Sa më e madhe të jetë plaga, aq më intime dhe më e provuar është dhimbja.
Ka një libër shumë interesant për këtë temë, të titulluar “Mikroagresione në jetën e përditshme”, i cili flet pikërisht për ato agresione të vogla që marrim çdo ditë nëpërmjet gjuhës ose mënyrës në të cilën ata na trajtojnë dhe të cilat, na konsumojnë nga pika të pikëpamjes vitale dhe emocionale. Jeta dhemb dhe përdor kthetrat e saj agresive në mënyra të ndryshme dhe me mekanizma të ndryshëm. Ka shumë njerëz që ecin në rrugë me plagët e tyre të hapura, të paaftë për t’i njohur, por që vuajnë ndjenjën e pafuqisë, të përulur, të mërzitur ose jashtëzakonisht të lodhur.
Megjithatë, ata që kanë qenë në gjendje të identifikojnë, të shërojnë dhe mësojnë një mësim nga plagët e tyre, tani janë bërë nga një substancë e re. Zemra është bërë aleate me një komponent thuajse magjik: elasticitetin.
Elasticiteti na bën të veçantë: na kthen në heronj
Faktet traumatike, që rrjedhin nga një aksident, humbje, abuzim ose fundi i një dashurie, mund të na transformojnë. Ky ndryshim mund të ndodhë në dy mënyra: në njërën anë, duke penguar aftësinë tonë për të vazhduar të gëzojmë jetën, nga ana tjetër duke e rivënë veten përballë asaj që ndodhi, me qëllim gjetjen e një mundësie të dytë dhe të mrekullueshme.
Është një paradoks i vogël. Dhimbja emocionale është si të shikosh ato qenie mitologjike me kokat e gjarpërinjve që mund ta transformojnë dikë në gur. Megjithatë, me një mburojë, ne mund të fitonim dhe shkatërronim monstrat duke parë reflektimin e tyre. Kemi nevojë për burime, mbrojtje të duhura psikologjike për të inkurajuar ndryshimet që na bëjnë heronjtë e betejave tona.
Heronj dhe kimi e trurit
Gjëja për të cilën psikologët dhe neurobiologët janë të vetëdijshëm është se jo të gjithë mund ta marrin këtë hap. Jo të gjithë janë në gjendje të aktivizojnë mekanizmin e mbijetesës të instaluar në tru, që është elasticiteti.
Hans Selye, një biokimist kanadez në fillim të shekullit të 20-të, tregoi se elasticiteti është para së gjithash aftësia për t’u përshtatur në një situatë stresuese. Sistemi ynë nervor simpatik ka nevojë të “kalibrohet”, për të rifituar qetësinë dhe balancimin. Faktorët si trashëgimia gjenetike shpesh përcaktojnë predispozitën tonë për të qenë elastikë. Për më tepër, fakti i të pasurit një fëmijëri traumatike ka një ndikim shumë të fortë në kiminë e trurit.
Stresi toksik ndërpret zhvillimin normal të trurit të fëmijës, duke rritur ndjeshmërinë emocionale sapo të arrijë moshën e rritur. Lajmi i mirë është se, megjithëse bazat neurologjike të elasticitetit janë të përcaktuara, është e mundur të trajnohen mekanizmat e kësaj aftësie. Duke qenë se heronjtë nuk janë të lindur, heronjtë e vërtetë dalin në kohë fatkeqësie.
Kjo plagë na mësoi të mbijetonim
Fjala “traumë” fjalë për fjalë do të thotë “plagë”. Ka dëme që nuk mund të shihen, por ndikimi i tyre arrin të gjitha fushat e ekzistencës sonë. Richard Tedeschi, një psikolog në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe një ekspert i njohur për këtë temë, shpjegon se kur një person është plagosur brenda, gjëja e parë që humbet është besimi në botë.
Kur arsyeja kupton se çfarë ka ndodhur, plagët e zemrës do të jenë shumë të thella. Carlos Ruiz Zafón
Sistemi i tij i të gjithë vlerave bie dhe besimi për të ardhmen zhduket krejtësisht. Puna e “rindërtimit” është e përpiktë dhe komplekse, nuk është si të sigurosh që një kockë e thyer të shkojë në vendin e duhur, në realitet është si të kesh një shpirt të thyer në një mijë pjesë dhe të vendosësh çdo pjesë në vendin e vet.
Dr. Richard Tedeschi thekson një nga gabimet më të shpeshta të kryera nga shoqëria në përgjithësi. Kur një person është keqtrajtuar gjatë fëmijërisë së tij, kur një burrë përballet me humbjen e partneres së tij pas një aksidenti ose kur gruaja e keqtrajtuar më në fund e lë dhunuesin, në këto situata është e zakonshme që këta njerëz të ndjehen keq. Por ka më shumë, ka nga ata që mendojnë: “Kjo është diçka që nuk tejkalohet”, “Ata njerëz janë thyer brenda, jeta e tyre ka mbaruar”.
Të menduarit në këtë mënyrë është shumë e gabuar. Ne kurrë nuk duhet t’i nënvlerësojmë ata që janë lënduar. Neuroplasticiteti i trurit është i pafund, truri ri-programohet dhe elasticiteti na bën të fortë dhe na ofron mburoja të reja, jo vetëm për t’u përballur me çdo të keqe, por për të hapur rrugë të reja për të gjetur lumturi të re.
Burimi / lamente.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.