Ariel dhe Quinn McCay janë njohur online kur ata ishin 20 vjeç, kanë biseduar për orë të tëra në chat, në telefon dhe që kur u takuan për herë të parë e kuptuan se ishin bërë për njëri-tjetrin. Ata zbuluan dashurinë e vërtetë dhe pas dy vitesh vendosën që të martoheshin. Ditën që blenë unazën në argjendari, shitësja i tha: “Me të vërtetë do ta marrësh për këtë rast? Është si unazë patatinash”.
Megjithatë, ajo ka ditur t’ia kthejë përgjigjen dhe e ka bërë në një mënyrë mjaft të mirë.
“Im shoq nuk ka shumë para. Në fakt asnjë prej ne të dyve nuk ka shumë para. Rrezikojmë fundin e muajit për të paguar faturat dhe për të blerë ushqimin, por pas dy vitesh që dalim me njëri-tjetrin kemi vendosur se nuk mund të presim më dhe nuk do të presim”, shkruan vajza në Facebook.
Sapo mblodhën paratë, të dy shkuan në një dyqan bizhuterish për të blerë unaza për njëri-tjetrin. Çmimet e tyre ishin rreth 100 euro secila. Ariel ishte shumë e gëzuar për unazën e saj, deri sa njëra prej shitëseve, e cila u afrua për të ndihmuar kolegen e saj kur pa unazat, tha: “E pabesueshme që disa meshkuj i blejnë për unaza martese. Patetike”. “Pashë fytyrën e tim shoqi që u skuq”, thotë Ariel. Quinn ishte që më parë i pikëlluar nga fakti që nuk e kishte mundësinë të blinte një unazë të shtrenjtë dhe ato fjalë e futën edhe më shumë në depresion.
“I ishte ngulur në kokë se nuk do të më bënte të lumtur ajo unazë dhe se unë nuk do të doja të martohesha me të pasi unaza nuk ishte aq e shtrenjtë. E vërteta është se unë do të martohesha me të edhe sikur unaza jonë të ishte tërësisht plastike dhe të mos kushtonte fare. Nuk është unaza ajo që ka rëndësi, por dashuria, e cila nuk mund të blihet. Tashmë unë jam e martuar me unazën 130 $ të vendosur në gisht, dashurinë e jetës përkrah dhe më e lumtur seç mund të imagjinohet!”, thotë Ariel.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.