Dëshmi

May 26, 2020 | 10:13

Ky djalë i varfër duhej të kalonte çdo ditë një lumë për të shkuar në shkollë, por ja ku studion ai sot…

Përkundër faktit se jeta na vë para vështirësive të mëdha, duhet të përpiqemi të mos e lejojmë veten të mërzitemi prej tyre. Me një vullnet të madh mund të kapërcejmë pengesat që besonim se ishin të pakapërcyeshme dhe madje mund të ndryshojmë jetën nëse vërtet e dëshirojmë atë. 

Romnick L. Blanco është një djalë filipinas nga një familje jashtëzakonisht e varfër, por që, pavarësisht gjithçkaje, ka qenë në gjendje të shtrëngoj fort dhëmbët për të arritur qëllime shumë të rëndësishme. Romnick gjithmonë ka studiuar, me urdhër të familjes së tij, por atij iu desh të kalonte çdo ditë në këmbë një lumë për të arritur në shkollën e tij; sot, pas disa vitesh, ai është diplomuar dhe studion në një nga universitetet më prestigjioz në botë: Harvard.

Romnick vjen nga një familje jashtëzakonisht e varfër. Pikërisht për shkak të gjendjes së tyre, babai gjithmonë ka dashur që Romnick t’i marrë seriozisht studimet e tij dhe t’i përfundojë ato, ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e tij të tjera. Padyshim që nuk ishte e lehtë për djalin që duhej të kalonte një lumë, duke rrezikuar të mbytej, çdo ditë të jetës së tij që shkonte në shkollë, por në fund këmbëngulja e tij u shpërblye.

Romnick mori mbështetjen e Fondacionit GreenEarth Heritage falë punës së palodhur dhe këmbënguljes së tij. Fondacioni i lejoi atij të mësonte anglisht dhe kompjuter, si dhe të ndiqte një shkollë në Manila, falë një burse; këtu, djali u diplomua me rezultate të shkëlqyera – një moment i rëndësishëm për të, pasi kjo gjë i hapi dyert e universiteteve më prestigjioze në botë.

Djali mund të zgjidhte cilën bursë që dëshironte, nga një seri universitetesh shumë të rëndësishme. Si përfundim zgjedhja e tij shkoi për universitetin e Harvard-it.

Romnick arriti të ndryshojë kushtet e tij të jetesës në një mënyrë të jashtëzakonshme: “Ose do mbytesha në atë lumë ose do jetoja në varfëri” kujton sot djali, duke mos harruar origjinën e tij.

 

 

Burimi / https://www.guardachevideo.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top