Shkencëtarët thonë se Ibuprofeni parandalon sëmundjen e Alzheimer-it.
Pacientët në rrezik, të zbuluar përmes testit të pështymës, mund të shmangin demencën nëse marrin një dozë të vogël të qetësuesit që nga mosha e mesme e deri në fund të jetës së tyre.
Mendohet se ibuprofeni prek inflamacionin në tru, që çon në vdekjen e qelizave nervore të lidhura me Alzheimer.
Autori i studimit, Dr. Patrick McGeer, i universitetit të British Columbia, thotë: “Njerëzit mund ta parandalojnë këtë përmes një zgjidhjeje të thjeshtë që nuk kërkon as recetë e as vizitë te doktori”.
“Ky është një zbulim i vërtetë pasi tregon se Alzheimer mund të eliminohet përfundimisht. Nëse zbatohet në të gjithë botën, Alzheimer mund të zhduket. Zbulimi im bën ndryshimin e lojës”, vijon McGeer.
Pavarësisht se doza ideale nuk është e qartë, shkencëtarët besojnë se mes një apo dy kokrrave në ditë do të ishin efektive dhe Dr. McGeer shton: “30 dollarë në vit do ju shpëtonin jetën”.
Burimi / http://top-channel.tv
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.